E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi, shkarkon dhe emëron 3 ushtarakë

03/09/2009  Dje Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka dekretuar shkarkimin edhe të tre funksionarëve të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes. Kapiteni i Rangut I, Kristaq Gërvenji, Komandanti i Forcave Detare të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, kundëradmiral Kudret Çela, zëvendëskomandanti i Komandës së Forcave të Bashkuara dhe Gjenerali i Brigadës Vladimir Qirjazi, Komandant i Komandës Mbështetëse janë shkarkuar sot nga detyra me firmën e Topit. Veç shkarkimeve Ministria e Mbrojtjes i ka propozuar Presidentit Topi edhe tre emërime në këtë dikaster. Kështu Topi nuk ka nguruar të firmosë emërimin Kristaq Gërvenji në detyrën e Zëvendësshefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Ndërsa kundëradmiral Kudret Çela, u emërua dje në detyrën e Komandantit të Forcave Detare, të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Gjithashtu Topi ka dekretuar po dje emërimin e Gjeneral Brigade Vladimir Qirjazi, në detyrën e Zëvendëskomandantit të Komandës së Forcave Bashkuara, të forcave të Bashkuara të Republikës së Shqipërisë. Këto ndryshime janë propozuar nga ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›