LSI merr 20% të qeverisë së integrimit europian
03/09/2009 Berisha dhe Meta nënshkruajnë marrëveshjen politike për bashkëqeverisjen e vendit në 4 vjetët e ardhshëm
Marrëveshja sanksionon se për çdo ndryshim të saj do të ketë konsultime mes lidershipit të partive
Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim u kanë dhënë fund negociatave për të qeverisur vendin në katër vjetët e ardhshëm, duke nënshkruar marrëveshjen politike. Kryeministri Sali Berisha, njëherësh lideri i PD-së, dhe kryetari i LSI-së, Ilir Meta, kanë hedhur firmat e tyre në marrëveshjen e bashkëqeverisjes së vendin për katër vjetët e ardhshëm. Në bazë të kësaj marrëveshje, LSI –ja përveç postit të zëvendëskryeministrit, të ministrit të Punëve të Jashtme, të ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe të e ministrit të Shëndetësisë përfiton 20% të të gjithë aparatit politik qeverisës.
Marrëveshja
Që në fillim të marrëveshjes politike theksohet se akti vjen në raport me përgjegjshmërinë dhe prioritetin absolut për të realizuan detyrimet kombëtare të përshpejtimit të procesit të integrimit europian, veçanërisht realizimin e lëvizjes së lirë të shtetasve dhe marrjes së statusit të vendit kandidat për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Në marrëveshje janë sanksionuar detajet e bashkëqeverisjes së vendit. PD-ja dhe LSI-ja zotohen që bashkëpunimi politik të vazhdojë në zgjedhjet lokale të 2011-s, të jetë shumë afatgjatë dhe të punohet fortë për t’i dhënë vendit një qeverisje stabile. Marrëveshja sanksionon se përfaqësimi në pushtetin ekzekutiv në nivel qendror dhe vendor do të realizohet brenda datës 30 tetor 2009. PD-ja dhe LSI-ja kanë rëndë dakord për reformimin e Kodit Zgjedhor, me qëllim eliminimin e çdo diskriminimi që cenon barazinë e konkurrimit politik. Në marrëveshje thuhet se “PD-ja dhe LSI-ja bien dakord që për krijimin e kohezionit të qëndrimeve politike të rëndësishme të qeverisë dhe Parlamentit të realizohet konsultimi dhe koordinimi i këtyre qëndrimeve midis kryetarëve të partive apo personave të caktuar prej tyre”. Sipas këtij dokumenti, çdo ndryshim në këtë marrëveshje duhet të bëhet me konsensus dhe si rrjedhojë e pasuar nga një amendament me shkrim të firmosur nga kryetarët e PD-së dhe LSI-së. Marrëveshja thotë se kryetarët mund të autorizojnë nga një përfaqësues të tyre për zbatimin e kësaj marrëveshjeje në gjithë nivelet qeverisëse si dhe për përditësimin e saj sipas zhvillimeve qeverisëse. PD-ja dhe LSI-ja me këtë marrëveshje kanë parashikuar edhe zgjidhjen e ngërçeve që mund të krijohen në raportet e tyre në të ardhmen. “Për probleme të veçanta gjatë qeverisjes, zgjidhja duhet të jetë produkt konsensusi mes kryetarëve të PD-së dhe LSI-së”, - thuhet në marrëveshje. Sipas saj, rëndësi të veçantë ka konsensusi për votimet në Parlament me shumicë të cilësuar apo votime që janë të rëndësishme për reforma programore të koalicionit. Në këtë pikë përfshihen Buxheti i Shtetit, politikat qeverisëse dhe investimet që do të kryhen.
Ndarja e qeverisë
LSI merr nga marrëveshja katër poste në qeveri
Lëvizja Socialiste për Integrim, në bazë të marrëveshjes së nënshkruar me Partinë Demokratike për të bashkëqeverisur vendin në vitet e ardhshme, do të përfitojë katër poste në kabinetin qeveritar. Sipas marrëveshjes së nënshkruar pasditen e djeshme, LSI-ja do të marrë postin e zëvendëskryeministrit, atë të ministrit të Punëve të Jashtme, të ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe postin e ministrit të Shëndetësisë. Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, do të mbajë postin e zëvendëskryeministrit dhe të ministrit të Punëve të Jashtme, sekretari i përgjithshëm i kësaj force politike, Pestrit Vasili, do të drejtojë dikasterin e Shëndetësisë dhe anëtari i kryesisë së LSI-së, deputeti Dritan Prifti, do të jetë ministri i ardhshëm i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Gjithashtu Lëvizja Socialiste për Integrim do të ketë një përfaqësim të lartë edhe në aparatin e pushtetit legjislativ. Marrëveshja e nënshkruar thekson se një ndër katër deputetët e LSI-së do të jetë nënkryetari i ardhshëm i Parlamentit shqiptar. Mësohet se kreu i Kuvendit do të jetë përsëri i PD-së dhe postet e dy nënkryetarëve do të ndahen një për LSI-në dhe tjetri për PS-në.
Thanë për Edi Ramën
Berisha e Meta në sinkron për kreun e PS-së
Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë ndarë të njëjtat mendime në lidhje me kundërshtarin e tyre politik, kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama. Duke komentuar qëndrimet e Ramës në lidhje me koalicionin e ri qeverisës dhe rezultatin e zgjedhjeve, Meta ka deklaruar se nuk është e moralshme që për interesat personale që të hedhë baltë pikërisht autori i reformës zgjedhore. Duke u shprehur se ai ka qenë dhe mbetet socialist i vërtetë, Meta kujtoi se ka qenë pikërisht Edi Rama që në vitin 1992 kërkoi varjen nëpër shtylla të socialistëve dhe komunistëve. Ndërsa Kryeministri Berisha tha se Rama është i vetmi person që mund të flasë kundër këtij koalicioni dhe për zemrat e thyera të socialistëve pas tradhtisë që LSI-ja i bëri së majtës. “Në qoftë se ka njeri mbi tokë që nuk mund të flasë për tradhti zemrash, ai është Edi Rama. Fjalë të tilla më mirë t’i hedhë në kazan. Ai nuk ka të drejtë të flasë për tradhti zemrash”, - deklaroi Berisha. Krerët e dy partive që do të përbëjnë boshtin kryesor të koalicionit të ri qeverisës, kanë hedhur poshtë të gjitha qëndrimet publike të shfaqura nga Rama që pas përfundimit të zgjedhjeve.
Ndryshimet në Kushtetutë
Meta: Jo për çdo gjë mund të jemi dakord
Kreu i LSI-së, Ilir Meta, ka deklaruar se ndryshimet në Kushtetutën e vendit, të cilat sanksionojnë sistemin zgjedhor, procedurën e zgjedhjes së Presidentit të Republikës dhe të tjera ndryshime që u bënë pranverën e këtij viti, do të jenë shumë të vështira për t’u riparë. Ai ka pohuar pas nënshkrimit të marrëveshjes me Kryeministrin Sali Berisha se forca politike që drejton dhe Partia Demokratike nuk mund të bien dakord për çdo gjë. Ai kujtoi se para se Kushtetuta të ndryshohej, Kryeministri Berisha i kishte bërë të ditur se i ishte kërkuar me këmbëngulje nga lidershipi i Partisë Socialiste të bëheshin ndryshimet në ligjin themeltar të vendit. Mirëpo kreu i LSI-së nuk u dorëzua për të rregulluar ato ndryshime, të cilat i kundërshtoi fuqishëm. “Mbetët sfidë afatgjatë, e cila ka të bëjë me procesin kushtetues”, - deklaroi kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ai deklaroi se më e rëndësishmja është stabiliteti i qeverisjes së vendit, i cili për të është i padiskutueshëm. Ndërkohë që Ilir Meta jepte këto vlerësime për ndryshimet në Kushtetutën e vendit, Berisha dëgjonte i vëmendshëm, duke dhënë konsensusin nën zë.
Zgjedhjet lokale dhe Presidenti
Në marrëveshjen e nënshkruar mes PD-së dhe LSI-së për bashkëqeverisjen e vendit theksohet se këto dy forca politike do të dalin së bashku në zgjedhjet e vitit 2011 për pushtetin vendor. “Koalicioni qeverisës për Integrimin Europian, si një aleancë afatgjatë, do të hyjë i bashkuar në zgjedhjet e pushtetit vendor të vitit 2011 për zgjedhjet e pushtetit vendor në vitin 2011, do të realizohet një marrëveshje e veçantë”, - thuhet në këtë marrëveshje. Po ashtu saktësohet edhe bashkëpunimi mes dy partive në zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës. “Koalicioni do të realizojë zgjedhjen e Presidentit të Republikës mbi bazën e konsensusit PD-LSI”, - thuhet në marrëveshje.
Shërbimi civil
Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim nuk do të prekin në asnjë gjatë katër vjetve të bashkëqeverisjes shërbimin civil. Kjo është sanksionuar në marrëveshjen politike të nënshkruar nga krerët e dy partive. “Për realizimin e objektivave Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim bien dakord që përfaqësimi i LSI-së në qeverisje të jetë 20% të organeve të pushtetit dhe strukturave qeverisëse, duke respektuar ligjin “Për statusin e nëpunësit civil”, thuhet në marrëveshje. Vetë kreu i LSI-së tha se partia e tij nuk ka për qëllim heqjen nga puna të disa njerëzve dhe zëvendësimin e tyre me të tjerë përveç posteve të cilësuara si politike.