Topi shkund Prokurorine

Mjafton te degjosh fjalen e tij qe erdhi fill pas fjales se kryeprokurores Ina Rama per ta kuptuar kete. Te dy folen per drejtesi por kryetari i shtetit perdori tone me te forta ne disa here edhe kritike per institucionet e drejtesise qe ende nuk e kane kryer punen e tyre per te zbardhur te vertetat ne kete kaos politik akuzash e kunderakuzash.
Fillimisht Kryeprokurorja Ina Rama ftoi prokuroret e rinj qe ne punen e tyre te mos ndikohen nga jakat e bardha sic quhet ndryshe figura e zyrtarit e larte i cili sipas saj mund te jete aq prane sa te behet e pabesueshme qe mund te kete ate pamje.
Nje prokurori sot i duhet te perballet jo me krimin e rruges per te cilin per te ka mesuar dhe ka degjuar te flitet ne shkolle dhe per te cilin mendon se e ka nje zgjidhje. Ajo me e veshtira eshte perballja pkerisht me krimin e ashtuquajtur i jakave te bardha ai i cili nuk ka nje pamje brutale e te lexueshme por qe gjendet i kamufluar mes formash te sofistifkuara veprimesh financiare. Fshihet pas trafikut te influencave dhe eshte ndonjehere aq prane sa te behet e pabesueshme se mud te kete edhe kete pamje tha Rama.
Por per Presidentin e Republikes ngjyra e jakes nuk ka rendesi. Per te nuk ka rendesi cfare pozicioni publik ka i akuzuari por procesi i gjykimit. Presidenti tha se Prokuroria ka nevoje per shume pune dhe kerkoi ne menyre te riperseritur eficence ne hetime per akuzat publike qe po behen nga kampet politike.
Sigurisht qe ka progres te vazhdueshem por ka nevoja pafund per te persosur punen ne kete institucion ku nuk ka nevoje ndoshta ti reforemohemi nese i kane lsquojakat e bardha apo me viza por besoj qe mesazhi me i mire duhet te jete ai qe jepet drejtperdrejt. Klima politike eshte super e ngarkuar. Njerez te veshur me pushtet politik qe akuzojne njeri-tjetrin dhe me te drejte edhe ne nivelin e koshiences minimale te qytetarit vjen thirrja cfare nevoje kemi tju degjojme ne publik Sipas rregullit qe kane vendet e demokracive perendimore beteja zhivllohet ne institucionet specifike. Dhe asnjehere insitucionet tona te ketij niveli nuk besojte kene patur me shume lende te pare per te punuar dhe per tu ekspozuar. Keshtu qe eshte koha per drejtesi u shpreh Topi.
Presidenti i Republikes i kerkoi magjistrateve te rinj te mos i besojne aparences se askujt por te kryejne detyren e tyre.
Ne nje veshtrim te pare fjala e kreut te shtetit interpretohet si nje kritike e forte ndaj Prokurorise dhe vete Prokurores se Pergjithshme. Nje kritike qe qendron por edhe nje paralajmerim per politiken se kete here do te duhet te perballet seriozisht me akuzat. Edhe per faktin se akoma dy muaj pas kerkeses se pare publike te presidentit ndaj drejtesise per zbardhjen e akuzave politike politikanet vijojne te njejtat sulme ndaj njeri ndash tjetrit dhe prokuroria ne radhe te pare akoma nuk ka dhene nje mesazh te qarte se po leviz drejt zbardhjes se tyre.
Nje hezimitim qe i ka lene hapesire pushtetit te vijoje serish betejen e akuzave publike pa asnje te akuzuar dhe fajtor nga ana e drejtesise. Ne nje periudhe tjeter muaji mjalti ne politike akuzat harrohen drejtesia hesht korrupsioni mbetet ndersa qytetaret deshmitare te betejave mes paleve kurre nuk marrin vesh se cila ka qene e verteta.