Konfirmon fitoren

Kandidati i LDK’së, Haki Rugova konfirmoi fitoren për Kryetar të Komunës së Istogut. Koalicioni i organizatave joqeveritare Demokracia në Veprim ka publikuar rezultatet preliminare, sipas të cilave Rugova ka fituar 76 për qind të votave, derisa kandidati i PDK’së, Shasivar Haxhiaj, 24 për qind.
Menjëherë pas publikimit të rezultatit, Haxhxiaj i ka uruara fitoren Rugovës.
“Ishte një skenë e mirë aty në qendër të Istogut ku së bashku i dhamë edhe prononcimet tona dhe unë e falënderova kundër-kandidatin për garën fer, ka përdorur një fjalor jashtëzakonisht të mirë dhe unë jam falënderues atij dhe qytetarëve të Istogut”, ka deklaruar Haki Rugova.
Valmir Islami nga Demokracia në Veprim në konferencën për media tha se procesi zgjedhor vlerësohet i qetë dhe si njëri ndër proceset zgjedhore më të qeta deri më tash në Kosovë.
“Rezultatet preliminare nga vëzhguesit e Demokracisë në Veprim është si vijon: Dalja e përgjithshme është 29 për qind nga rreth 39 mijë e 400 votues sa ka pasur komuna e Istogut. 11 mijë e 254 prej tyre kanë dalë për të votuar. 158 vota kanë qenë me kusht, 101 vota kanë qenë të pavlefshme. Nga votimet e vlefshme, LDK’ja ka fituar 8400 vota, ndërsa PDK’ja ka fituar 2643 vota, përkthyer në përqindje kjo bie se LDK-ja ka marrë 76 për qind, ndërsa LDK 24 për qind të votave”, ka thënë ai.
Menjëherë pas publikimeve të këtyre rezultateve nga Demokracia në Veprim, qindra simpatizantë të LDK’së kanë filluar kremten nëpër rrugët e Istogut.
Zyrtarë të Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) në konferencën e mbajtur të dielën mbrëma, kanë bërë të ditur se në ora 19.00 janë mbyllur të gjitha vendvotimet në komunën e Istogut, ndërsa në fshatin Osojan, i banuar me serbë, nuk ka pasur asnjë votues.
Florian Dushi, kryesues i KQZ’së, ka thënë se pjesëmarrja në zgjedhje është pak më e lartë sesa në zgjedhjet e raundit të dytë të rregullta më 13 dhjetor.
Gjatë ditës së votimeve, në Istog qëndroi edhe Ambasadori amerikan në Kosovë, Christopher Dell.
Ai ka vlerësuar rëndësinë e mbajtjes së zgjedhjeve në Istog, duke thënë se pa votën e njerëzve nuk mund të ketë një qeveri legjitime.
Diplomati amerikan nënvizoi rëndësinë e demokracisë në jetën e përditshme të qytetarëve për të zgjedhur qeverisjen lokale përmes votës.
“Dihet se zgjedhjet janë gjak i jetës së demokracisë. Kjo është hera e katërt që zgjedhjet mbahen në Istog. Fatkeqësisht, për shkak të vdekjes së Kryetarit të Komunës është dashur të përsëriten të gjitha gjërat. Është shumë i rëndësishëm votimi në Istog, ku shprehet vullneti i votuesve në zgjedhjen e Kryetarit të ardhshëm të Komunës”, ka thënë ai.
Raundi i parë për këto zgjedhje për kryetar të Istogut është mbajtur më 11 prill.