Ika nga antirugovistët

Udhëheqja e LDK’së ka një politikë antirugoviane. Largimi im ishte një domosdoshmëri. Eqrem Kryeziu shpifi për kushtëzimet e mia. Koha e Ramush Haradinajt po vjen. Qeveria aktuale ka humbur besimin e qytetarëve. Dyshime për korrupsion ka edhe në qeveritë e kaluara. Anëtarja e Kryesisë së AAK’së, Melihate Tërmkolli, flet për Express.
Express: Pse e lëshuat LDK’në pas njëzet vjet aktivitetesh?
M. Tërmkolli: Jo, unë nuk e kam lëshuar LDK’në. Në fakt, udhëheqja aktuale e ka lëshuar programin e LDK’së, e ka lëshuar politikën e LDK’së dhe ka rrëshqitur në interesa personale. Largimi im nga LDK’ja ishte një domosdoshmëri
Express: Pra, e keni dërguar LDK’në në AAK?
M. Tërmkolli: Jo. Ju lutem, e dhashë përgjigjen. Do të thotë udhëheqja e LDK’së e ka ndërruar programin dhe politikën.
Express: A e keni njoftuar udhëheqjen aktuale të LDK’së, kur keni vendosur të kaloni në AAK?
M. Tërmkolli: E kam njoftuar Kryesinë e Forumit të Gruas së LDK’së. Siç e dini, ndaj Kryesisë Qendrore nuk kam pasur ndonjë obligim real, pas dorëheqjes që kam bërë nga Kryesia e Partisë. Nuk kam pasur kë ta njoftojë.
Express: Eqrem Kryeziu ka thënë në një intervistë për Express, se ju e keni kushtëzuar Kryesinë e LDK’së, se ose largohuni ju me Fatmir Sejdiun ose shkova unë?
M. Tërmkolli: Jo, është vetëm edhe një shpifje e tij dhe demagogji e radhës. Arsyet e dorëheqjes nga pozita e anëtares së Kryesisë kanë qenë publike.
Express: Keni qenë zyrtarja më e afërt e ish Presidentit Ibrahim Rugova. A e keni njoftuar familjen e tij se po largoheni nga LDK’ja?
M. Tërmkolli: Kam biseduar herë pas here me familjen e Presidentit për zhvillimet politike.
Express: Pra, e keni njoftuar familjen Rugova se po ikni prej LDK’së?
M. Tërrmkolli: E dhashë përgjigjen.
Express: Ju vazhdimisht keni thënë se nuk do ta lëshoni LDK’në, kurse në fund ndodhi e kundërta?
M. Tërmkolli: Unë kam thënë se nuk do ta lëshoj filozofinë politike, nacionale të personifikuar me Presidentin Rugova. Kam thënë se do të punoj aty ku punohet në rend të parë për vendin dhe besoj se këtë e kam bërë dhe po e bëj edhe sot.
Express: Kur ka filluar pezmi juaj ndaj LDK’së?
M. Tërmkolli: Unë nuk kam pasur dhe nuk kam pezëm ndaj LDK’së. Në fakt nuk kam pezëm as ndaj udhëheqjes së LDK’së, sepse kjo nuk është një çështje personale. Do të thotë dallimet kanë qenë në koncept, program dhe në zhvillim të politikave. Bazamenti i politikës së kësaj udhëheqjeje, pra i udhëheqjes aktuale të LDK’së, është dhe mbetet një politikë antirugoviane për interesa personale.
Express: Pse u desh të pritet dy vjet për të dalë prej LDK’së në AAK?
M. Tërmkolli: Unë nuk kam pritur të dal nga LDK’ja. Qëllimi im nuk ka qenë asnjëherë dalja nga LDK’ja. Përkundrazi, kam bërë të pamundurën dhe kam deklaruar në ditën që kam aderuar në AAK, kam bërë të pamundurën për të forcuar LDK’në. Edhe për këtë kam pasur një përkrahje të madhe morale edhe brenda dhe jashtë LDK’së, mirëpo kjo nuk ka qenë e mjaftueshme. Është dashur shumë më shumë punë konkrete edhe nga të tjerët. Për këtë me gjasë të tjerët nuk kanë qenë shumë të vendosur, prandaj dalja ime ka qenë një domosdoshmëri.
Express: E keni forcuar LDK’në që keni dalë në AAK?
M. Tërmkolli: Nuk them se e kam forcuar as dobësuar LDK’në, sepse nuk ka qenë ai qëllimi im.
Express: Kush e bart fajin në LDK për gjendjen e krijuar dhe ikjen e kuadrove?
M. Tërmkolli: E kam thënë shumë herë se është udhëheqja e LDK’së. Mirëpo, me këtë çështje nuk dua të merrem më.
Express: A ka edhe ndonjë zyrtar tjetër të LDK’së që mendon sikur ju?
M. Tërmkolli: Unë mund të gjykoj vetëm mbi atë se si kanë vepruar anëtarët e Kryesisë, ndërsa çka kanë menduar, është shumë personale. Edhe nëse janë pajtuar me qëndrimin tim, kanë vepruar në mënyrë sporadike, duke e ruajtur pozitën që kanë. Nuk pretendoj të hyj në trurin e askujt.
Express: A pritni që rrugën tuaj të ndjekin edhe zërat e tjerë kritikë në LDK si për shembull Ali Lajçi, Fatmir Rexhepi, Astrit Haraqija?
M. Tërmkolli: Nuk di, është çështje e secilit si dhe ku e sheh veten.
Express: Kthehemi të partia juaj e re. Çka gjetët në AAK dhe nuk gjetët në LDK?
M. Tërmkolli: Lidership, orientim të qartë politik, punë dhe vlerësim të punës.
Express: Këto nuk i kishte LDK’ja viteve të fundit?
M. Tërmkolli: Jo, këto nuk i ka më LDK’ja.
Express: Keni qenë ministre e LDK’së, pse kjo përbuzje tash ndaj ish-partisë?
M. Tërmkolli: Absolutisht nuk ka të bëjë me asnjë përbuzje. Nuk po flasim për LDK’në, ne folëm për një udhëheqje, e cila totalisht ka ndryshuar programin, politikën dhe zhvillimin e politikave të LDK’së. Përbuzja është e udhëheqjes së LDK’së ndaj meje dhe ndaj të gjithë njerëzve që me devotshmëri punuan e punojnë për vendin, përbuzje ndaj anëtarësisë dhe ndaj vlerave në përgjithësi.
Express: Është edhe një parti tjetër që thirret në vlera rugoviane, me zyrtarët e së cilës keni punuar gjatë. Pse nuk shkuat në të, në LDD?
M. Tërmkolli: Mospajtimin me LDD’në në fakt e kam shprehur edhe më herët. Ajo lidhet me përgjegjësinë për ndarjen e LDK’së.
Express: Kush nga LDD’ja mban përgjegjësi për ndarjen e LDK’së?
M. Tërmkolli: Udhëheqja e LDD’së, jo anëtarësia.
Express: Ditën që keni shkuar në AAK keni parashikuar që Kryeministër i ardhshëm do të bëhet Ramush Haradinaj. Si do të ndodhë kjo sipas jush?
M. Tërmkolli: Mendoj që kjo do të ndodhë me votat e qytetarëve të Kosovës.
Express: Znj. Tërmkolli, Kryeministri nominohet prej partisë që del e para në zgjedhje. Mendoni se AAK’ja mund të dalë e para në zgjedhjet e ardhshme?
M. Tërmkolli: Mendoj që qytetarët e Kosovës gjithmonë kanë ditur të vlerësojnë dhe të dënojnë me votën e tyre. Rënia e LDK’së prej zgjedhjeve të vitit 2007 është treguesi më i mirë i kësaj. Po ashtu, dyfishimi i votave të AAK’së në zgjedhjet e fundit është tregues i kësaj që qytetarët vlerësojnë dhe dënojnë. Në këtë rast, qytetarët kanë vlerësuar se Kryeministri Haradinaj ka një përparësi në politikën e vet. Nuk mendoj se nuk do të ketë vota edhe të votuesve tradicionalë të LDK’së për Kryeministrin Haradinaj. Këtë e ka treguar më së miri rasti i zgjedhjeve në Suharekë. Mendoj se koha e Ramush Haradinajt po vjen.
Express: Po thoni se votuesit tradicionalë të LDK’së pritet ta votojnë Haradinajn për Kryeministër. Çfarë do të bënit ju personalisht për të ndodhë kjo?
M. Tërmkolli: Unë do të angazhohem dhe do të punoj për vendin tim. Do të punoj natyrisht për të fituar ata që punojnë për vendin.
Express: E përmendët se qytetarët vlerësojnë dhe dënojnë me vota. Në zgjedhjet e fundit votat kanë treguar se AAK’ja është partia e tretë. Si mund të ndryshojë kjo?
M. Tërmkolli: Këtë matematikë që po e bëni, mendoj se është pak më ndryshe, duke u nisur prej bazës. Dhe, nëse nisemi nga zgjedhjet e kaluara, atëherë vetëm AAK’ja ka dyfishim të votave.
Express: Megjithatë, është e treta. PDK’ja dhe LDK janë përpara...
M. Tërmkolli: Po ju po e shihni se çfarë politike po zhvillohet në radhë të parë, aktualisht nga Qeveria. Mendoj se qytetarët e Kosovës do të dinë ta vlerësojnë këtë. Por nuk është vetëm kjo. Qytetarët po ashtu do të dinë ta vlerësojnë punën dhe angazhimin e jashtëzakonshëm që po bën Kryeministri Haradinaj.
Express: Çfarë politike mendoni se po zhvillohet aktualisht?
M. Tërmkolli: Jemi në një situatë delikate të zhvillimeve politike në vend. Kemi parë vetëm fillimin e hetimeve për zyrtarët e lartë qeveritarë, nga ana e EULEX’it.
Po ashtu, çështjet të cilat po i diskutojmë që lidhen me bisedimet me Beogradin. Natyrisht mendoj që këto çështje në njëfarë mënyre po tregojnë qartë pozicionin e Kosovës dhe të qeverisë aktuale.
Express: Pasi e përmendët EULEX’in, a e dëmtojnë imazhin e Shtetit skenat e bastisjeve që ndodhën ditë më parë në Ministrinë e Transportit?
M. Tërmkolli: Është e qartë se korrupsioni është në kulm. Në mënyrë të padiskutueshme, kjo është punë e drejtësisë. Pasojat politike janë tepër të mëdha për vendin. Qytetarët tashmë e kanë humbur besimin në këtë qeveri dhe çështjet nacionale mendoj se nuk guxojnë të mbeten në duart e kësaj qeverie.
Express: EULEX-i ka paralajmëruar se hetimet do të shtrihen në gjithë të gjitha qeveritë e periudhës së pasluftës. Ju keni qenë ministre. A besoni se shumica e partive të mëdha që kanë qeverisur do t’iu nënshtrohen hetimeve?
M. Tërmkolli: Mendoj se do të ishte mirë që EULEX’i të hetojë gjithkund ku ka dyshime për këtë. A do të jenë ata shumë zyrtarë apo të shumë partive, të shohim. Por të gjithë ata të cilët dyshohen, mendoj se do të duhej që të hetohen dhe të merren masa përkatëse.
Express: Cili është gjykimi juaj personal për qeveritë e kaluara, kur dihet se edhe atëherë ka pasur dyshime për korrupsion?
M. Tërmkolli: Ka pasur dyshime. Kjo është e qartë dhe nuk mund të mohohen ato. Mirëpo është e qartë që është vetëm kjo qeveri që ka nivelin më të lartë të korrupsionit dhe atë haptazi. Kështu që në fakt tanimë korrupsioni ka kaluar në një sistem dhe gati është bërë ligj. Si e tillë, kjo gjendje kërkon ndërmarrjen e masave urgjente.
Express: Meqenëse jemi te qeverisja aktuale. Si e shihni ju riformatizimin apo futjen e Lutfi Hazirit dhe Bujar Bukoshit në qeveri. Që të dy gjatë fushatës e kanë kritikuar këtë qeveri dhe Kryeministrin Hashim Thaçi?
M. Tërmkolli: Nuk jam befasuar aspak me futjen e tyre në Qeverinë Thaçi. Këto lëvizje janë qartazi pasqyrë e hipokrizisë dhe interesave personale para së gjithash. Përndryshe, nuk është aspak nder të jesh pjesë e qeverisë së sotme.
Express: Kur Haziri dhe Bukoshi kanë hyrë në Qeveri, ju ishit ende në LDK. Kush u ndihmoi të futen në Qeveri?
M. Tërmkolli: Ju lutem, nuk merrem më me këtë çështje.
Express: Kush nga njerëzit në LDK mund ta shpëtojë këtë parti dhe ta ngre?
M. Tërmkolli: Nuk do të merresha më tutje me këto çështje.
Express: Pse vazhdoni ta bartni logon e Presidencës në pallton tuaj. Edhe pasi aderuat në AAK’?
Express: Patjetër do të vazhdoj ta bart logon e Presidentit Rugova, mendoj se është në përputhje me politikën e Kryeministrit Haradinaj, kjo logo më së tepërmi shkon me këtë subjekt politik.