Kriza, Lohan e Montobbio takuan kreun e shtetit

Ka përfunduar takimi i Ambasadorit të KE-së, Helmut Lohan dhe ambasadorit të Spanjës, vend i cili mban Presidencën e radhës së Bashkimit Europian, Helmut Lohan me kreun e shtetit, Bamir Topi.
Takimi i Presidentit me ambasadorët u realizua për të diskutuar zgjidhjen e krizës politike në vend, në vijimësi të tryezës Rama-Berisha që u mbajt të ditën e shtunë në Presidencë, nën moderimin e Topit. Takimi zgjati më shumë se një orë. Pas takimi ambasadorët nuk u prononcuan për mediat.
Pas takimit me Lohan e Montobbio, kreu i shtetit pritet të takojë veçmas kryeministrin Berisha dhe kryesocialistin Rama.