Topi takim me Jahjagën në Vlorë

Presidenti Topi vlerësoi lart marrëdhëniet gjithnjë e më të konsoliduara mes dy vendeve tona.
Duke vënë në dukje rolin në shërbim të paqes dhe qëndrueshmërisë afatgjatë në rajonin ballkanik që Republika e Kosovës, menjëherë pas mëmvetësimit të saj, Topi theksoi se procesi i pandalshëm i njohjeve të reja të Kosovës po shënon arritje të reja përditë e më shumë.
Në këtë prizëm, Kryetari i Shtetit shqiptar, pasi vlerësoi arritjet përsa i përket ushtrimit të pushtetit nga ana e qeverisë së Kosovës në të gjithë territorin, funksionimin e rendit kushtetues dhe shtetit ligjor, nënvizoi rëndësinë e përfshirjes së shtetit më të ri multi-etnik dhe demokratik të Kosovës, ku të drejtat e çdo qytetari respektohen sipas standardeve më perëndimore, po gjithanshëm i Kosovës, në forume rajonale e ndërkombëtare.
Nga ana e saj, Presidentja e Kosovës, Ahtifete Jahjaga, pasi shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin për këtë takim me Presidentin Topi, vuri në dukje faktin se Kosova gjithnjë e më tepër po shndërrohet në një faktor të rëndësishëm bashkëpunimi, paqeje dhe qëndrueshmërie në kuadër të integrimit të përbashkët rajonal. Gjatë këtij takimi të përzemërt, të dy homologët e vendeve fqinje diskutuan edhe mbi bashkëpunimin politik dhe ekonomik në të gjithë fushat mes Shqipërisë dhe Kosovës si dhe për intensifikimin e përpjekjeve të përbashkëta për rritjen e njohjeve ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës. /Start/
2011-08-25 08:50