Defekt kompjuterik, paralizohet disa orë Kakavija
KAKAVIJE- Nje defekt ne sistemin kompjuterik ka paralizuar per disa ore levizjen e automjeteve ne piken e kalimit kufitar në Kakavijë.
Sipas autoriteteve doganore, problemi ka ndodhur ne sistemin kompjuterik të kontrollit të dokumenteve ne anen greke te doganes.
Problemi u riparua vetem gjate paradites dhe puna nisi rreth ores 09.36, nderkohe qe puna ishte nderprere gjate nates.
Per pasoje ne dogane ka rradhe automjetesh e pasagjeresh, ne pritje te procedurave per te kaluar ne token greke.
Ditet e fundit eshte shenuar rritje e fluksit te udhëtarëve, ne te dyja anet e doganes, shqiptare qe ikin pas pushimeve ne atdhe e te tjere qe kthehen pas vizitave tek te aferm te tyre jashte.