E Shtunë, 31 Tetor 2026

Minatorët: Sot, afati i fundit për marrëveshjen

BULQIZE- Minatoret e Bulqizes, ne pritje te marrevehsjes me kompanine koncensionare ACR kane bere me dije se mesdita e sotme eshte afati i fundit per realizimin e kerkesave te tyre, duke kercenuar se ne te kundert do i kthehen kgreves e protestave.

Ata kane njoftuar firmen se do të presin deri në orën 14:00 për një marrëveshje ku të pranohen kërkesat e tyre dhe nëse kjo nuk do të ndodhë atëherë do të rinisë greva e urisë.

Si edhe ditet e tjera, minatoret dhe familjare te tyre jane pozicionuar para ambienteve te firmes per te zhvilluar protestën e radhes.

Ata kanë qenë të shoqëruar nga kreu i Sindikatës së Minatorëve Taf Koleci, ndërkohë që kreu i Konfederatës së Sindikatave Kol Nikollaj mësohet se ka zhvilluar një takim në ministrinë e Punës, nga i cili pritet te mesohen detaje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›