E Shtunë, 31 Tetor 2026

Carvalho: Pres me padurim të përballem me Mourinhon

Mbrojtësi i Chelseat, Ricardo Carvalho, mezi pret të ketë përballë ish-menaxherin e tij Jose Mourinho, në takimin e Ligës së Kampionëve kundër Interit.
Carvalho shoqëroi Mourinhon nga Porto për te Chelsea po thuajse gjashtë vite më parë, ndërsa tashmë për të parën herë do ta ketë atë si rival.
"Mezi pres të takohem me të, ne do të kemi përballë Interin që është një ekip shumë i mirë. Mourinho i njeh shumicën e lojtarëve tanë shumë mirë, çdo ditë jemi stërvitur me të, por tashmë duhet të luftojmë kundër tij".
"Ai ende është argëtues, por kur fillon ndeshja nuk mendoni nëse është Mourinho ai që keni përballë, nuk jemi miq atëherë!", ka thënë Carvalho.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›