E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi takim me drejtuesit e FRD-së

Ishte thënë edhe më parë që kjo parti po krijohej nga vetë Topi, por përderisa ai ishte President i Republikës, Kushtetuta nuk ia lejonte të krijonte parti duke qenë në krye të Shtetit.

 Megjithatë, në prapaskenë janë bërë të gjitha përgatitjet dhe Topi shumë shpejt pritet të marrë drejtimin e kësaj partie. Darka e shtruar është zhvilluar rreth orës 21:00 të mbrëmjes së shkuar, ku të pranishëm ishin të gjithë themeluesit e partisë së re. “Në tavolinë do të ketë edhe njerëz që nuk angazhohen në politikë. Është një takim fare i zakonshëm unë e ndjej që mbylla me nder një mision shumë të rëndësishëm në krye të shtetit, jam sërish midis njerëzve midis miqve, është dicka fare normale një takim me miqtë. Dita e nesërme do të fillojë normalisht si cdo ditë sigurisht nuk do të shkoj në zyrë por impenjimet e mia janë shumëplanëshe”, tha Bamir Topi.

Ndërkohë, ssh-Ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj thotë se drejtimin e Partisë duhet ta marrë vetë Topi.  “Unë jam këtu si një mik i Bamir Topit, por edhe si një qytetar i Republikës së Shqipërisë, si një nga shumë qytetarët e tjerë të Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë, Luginës së Preshveës, të cilët janë të bindur që presidenca e zotit Topi ishte shumë e suksesshme. Këtë emër të mirë me veprimtarinë e tij në të ardhmen zoti Topi do e rrisë më tej, do e vërë në veprim të Shqipërsië. Nuk është një mister për asnjë se Bamir Topi është një ndër themeluesit e FRD-së. Unë besoj se Topi do ta drejtojë këtë forcë politike. Megjithëse nuk jam zëdhënës i Topit dhe nuk mund të flas në emër të atij”, tha Mustafaj./Start/

                                                                                             2012-07-25 08:38
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›