Keshilli i Legjislacionit miraton draftin per heqjen e imunitetit
Këshilli i Legjislacionit dhe Komisioni parlamentar i Ligjeve zhvilloi seancën e rradhës për amendimin e Kushtetutës për heqjen e imunitetit. PS e PD prezantuan draftin e përbashkët mbi një çështje të tillë. Por pavarësisht se një draft i njësuar sërish PS këmbëngul në përfshirjen e këtyre ndryshimeve kushtetuese dhe ajo pjes ë propozimeve të saj që lidhen me reformën në zgejdhjene e drejtuesve të institucioneve të drejtësisë. Kryeparlamentarja Jozefina Topalli vlerësoi punën e dy relatorëve. Sipas saj heqja e imunitetit përveç se një detyrim, vendos barazi për secilin nga zyrtarët e lartë përpara ligjit, është një hap drejt transparencës dhe luftës kundër korrupsionit, ashtu sikundër ishte dhe një nga kushtet e BE.
Opozita këmbënguli në qëndrimin e saj politik të paqartë dhe konfliktual, edhe pro imunitetit, por edhe jo votimit më 6 gusht. Kryeparlamentarja Topalli, kujtoi se mazhoranca për hir të kompromisit kapërceu veten dhe pranoi propozimet e opozitës për imunitetin. Ajo hodhi në votim në parim propozimet, të cilat u miratuan. Më pas erdhi rradha e votimit nen për nen, ku edhe pse u votua pro të gjitha neneve, në votimin në tërësi socialistët nuk e miratuan atë. Në fjalën e tyre asnjë prej përafqësuesve të PS-së në këshill nuk argumentoi këtë qëndrim dual të tyre, përkundrazi opozita nuk ndryshoi qendrim.
Relatori i PS, Pandeli Majko kërkoi shtyrje të votimit për disa javë të ndryshimeve kushtetuese në seancë plenare. Kërkesa shkaktoi reagimin e kryeparlamentes, e cila konsideroi kërkesën si një hipokrizi politike.
Tashmë drafti për heqjen e imunitetit u vota me 15 vota pro dhe 11 kundër, duke ia deleguar seancës parlamentare te 6 gushtit, duke pritur që opozita parlamentare të reflektojë dhe të votojë pro draftit të hartuar prej vetë asaj.