E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani: Kreun e SHISH e emëron Kryeministri

Ai deklaron se kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror, e emëron dhe e shkarkon kryeministri.

“Presidenti nuk emëron dhe nuk shkarkon shefin e Shërbimit, është tërësisht kompetencë e Kryeministrit, emërimi apo shkarkimi i tij”, thekon Presidenti. I pyetur se a do ta pengonte shkarkimin nëse mazhoranca do të kërkonte shkarkimin e kreut të SHISH-it dhe të propozonte kryeministri një emër tjetër, Nishani tha se në këtë moment nuk mund ta paragjykonte situatën. “Unë nuk mund ta paragjykoj në këto momente kur kemi një drejtor të SHISH-it, aq më tepër për sensibilitetin që ka Shërbimi duhet ta inkurajojmë për përmbushjen e detyrave të tij. unë do ta mbaj veten larg aludimeve parapake”, tha Nishani në emisionin “Fakt”.

Ai shtoi përzgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm, është kompetencë e Presidentit të Republikës, duke siguruar se përzgjedhja do të jetë vetëm e tij. “Drejtuesit e këtyre institucioneve janë në detyrën e tyre dhe ne duhet t’i mbështesim për të kryer detyrën kushtetuesen mënyrën sa më të mirë të mundshme. Jam kundër diskutimit nëse do të jetë apo nuk do të jetë X person në krye të institucionit për sa kohë ata janë në krye të funksionit. Një nga çështjet e rëndësishme për mua është inkurajimi për të përmbushur detyrën. Çdo vendim do të vijë në kohën e duhur, nuk mund të paragjykoj dhe të hyj në debate paraprake të panevojshme. Në parim mund t’ju them që përzgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm është tagër dhe kompetencë kushtetuese e Presidentit dhe do të jetë vetëm e Presidentit. Natyrisht, në aspektin e profilit duhet të bashkërendoj me grupet parlamentare sepse do të konkludohet në Parlament, por ju siguroj se do të jetë tërësisht përzgjedhje e Presidentit”, theksoi Nishani. /Start/

                                                                                             2012-07-25 09:34
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›