Topi, takim me dy ish presidentët
TIRANE- Kreu i shtetit do të takojë sot në presidencë dy paraardhësit e tij në këtë detyrë, Rexhep Meidanin dhe Alfred Moisiun. Sipas njoftimit të zyrës së shtypit të presidencës, nuk jepen detaje lidhur me qëllimin e takimit.
Por dy ish presidentët, ashtu sikurse dhe presidenti Topi kanë shprehur në mënyrë të përsëritur shqetësimin e tyre për zgjatjen e krizës politike
dhe mungesën e reforma integruese për vendin. Ky takim vjen pas një takimi që presidenti Topi zhvilloi dy ditë më parë me ambasadorin e bashkimit Europian në Tiranë Etore Sequi me të cilin diskutoi rreth mungesës së
reformave ndërsa ccështja e plotësimit të 12 prioriteteve të BE për Shqipërinë po shkon në limitet e fundit kohore. Kreu i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Etore Sequi, vuri në dukje gjatë takimit të së shtunës me presidentin Topi faktin se Shqipëria nuk i ka plotësuar
Kriza politike, Kreu i Shtetit takon paraardhësit Moisiu dhe Meidani, sot
në zyrën e Presidentit Topi 12 përparësitë e kërkuara nga Europa e Bashkuar, prandaj është shumë e rëndësishme që si maxhoranca ashtu edhe opozita të bashkëpunojnë në mënyrë konstruktive në këtë drejtim, përndryshe perspektiva europiane e vendit tonë rrezikon të mbetet ende larg
aspiratave dhe interesave madhore të popullit shqiptar. Gjithsesi, theksoi
Ambasadori Sequi, Bashkimi Europian dhe institucionet e saj mbeten të gatshme jo vetëm të japin ndihmesën dhe përkrahjen e tyre në drejtim të kryerjes së reformave të nevojshme dhe gjetjes së vullnetit të munguar, por edhe ti ripërsërisin me forcë kritikat dhe vërejtjet e tyre, me synim që klasa politike shqiptare ti rikthehet përparësisë së axhendës integruese europiane