Rama, takim me këshilltarët e rinj bashkiak të PS-së

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama pritet që ditën e sotme të zhvillojë një takim me këshilltarët e rinj bashkiakë socialistë. Takimi do të zhvillohet para konstituimit të Këshillit Bashkiak, ceremoni e cila është parashikuar për t`u zhvilluar në orën 10:00.
Për herë të fundit, Rama ka qenë në Bashkinë e Tiranës para 2 javësh, ku dorëzoi çelësin e zyrës në protokoll.Takimi i Ramës me këshilltarët e rinj bashkiakë, do të zhvillohet në ambientet e selisë rozë.