E Shtunë, 31 Tetor 2026

Poni per ABC News Basha neser fillon zyrtarisht detyren si kryebashkiak

 Lulzim Basha nesër fillon detyrën zyrtarisht si kryetar i Bashkisë së Tiranës, detyrë në fakt, të cilën e mori që më 8 Maj, ditën kur qytetarët i dhanë votën.

Një fakt të tillë e ka pohuar në studion e “ABC News”, zv/ministri i Brendshëm, Ferdinand Poni.

Sipas tij, çdo njeri është i bindur për fitoren e Bashës, pasi qytetarët kanë qenë me të.

“Edi Rama tha se i fitoi zgjedhjet, por doli e kundërta.

Dhe Tirana nga nesër ka kryetarin e saj të ri zyrtarisht”, sqaroi Poni.

Duke shtuar se kryebashkiaku i ri Basha është një tribun i qytetarëve, ndërsa Tirana me të, do të jetë një kantier i madh pune.

“Ne i kemi zbatuar të gjitha standardet zgjedhore dhe betejat tona janë për transparencë.

Ne jemi kundër abuzimeve”, shtoi më pas përfaqësuesi i mazhorancës.

Duke përfunduar se “deputetët socialistë duhet të venë në Parlament”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›