E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama i pergjigjet PD-se Zgjedhje te parakohshme per te rrezuar Berishen



Eneida Jacaj - Nje dite pas pergjigjes se kryeministrit Sali Berisha per oferten e Partise Socialiste kreu i saj Edi Rama ne nje bashkebisedim me gazetaret ka paralajmeruar nje vale te re protestash duke sjelle zgjedhje te parakohshme. Sic shihet kriza politike eshte shume larg zgjidhjes se saj pasi dyshja Berisha-Rama vazhdon te mbaje te njejtin qendrim per kutite e votimit. Lideri i opozites eshte ndalur edhe te rritja e krimit dhe korrupsionit duke ia deleguar pergjegjesine qeverise. Rama i beri apel maxhorances te zbardhe dy vrasjet vrasjen e fundit te Remzi Veselit dhe vrasjen e ish-deputetit Fatmir Xhindi.
Deklarata
Ne do te ngrihemi ne nje vale te re protestash per ta larguar kete qeveri duke kerkuar zgjedhje te reja te parakohshme si e vetmja menyre per ti dhene nje pergjigje te gjitha problemeve qe sot jo vetem nuk zgjidhen por behen perdite e me te renda - deklaroi Rama. Megjithate Rama i beri apel qeverise te pranoje oferten e PS-se pasi ajo eshte ne perputhje me rezoluten e PE-se. Une bej apel qe oferta jone e re te lexohet dhe te pranohet sepse pasqyron vullnetin e Parlamentit Europian ne funksion te zgjidhjes se krizes ne Shqiperi dhe reflekton domosdoshmerine per transparence permes kompromisit - tha Rama duke shtuar E dime e dime fare mire pse qeveria refuzon te beje kompromis dhe ti hape rruge transparences. Sepse qeveria ka vjedhur zgjedhjet. Sepse Sali Berisha e di cfare ka ne kutite e 28 qershorit ne te gjitha kutite pavaresisht se jane te materialeve zgjedhore pa fletet e votimit apo se jane te fleteve te votimit pa materialet e tjera zgjedhore. Mbi te gjitha Sali Berisha eshte perdite e me shume shprehja e deshtimit te tij shprehja e deshtimit te qeverise se tij shprehja e deshtimit te vizionit te programit nese mund te themi se ka pasur nje program ndonjehere dhe te te gjithave masave te marra ne raport me ekonomine e vendit. Rama duke iu referuar pergjigjes negative te Berishes per zgjidhjen e krizes ka shprehur shqetesimin per marrjen e statusit te vendit kandidat per ne BE i cili do te refuzohet. Shqiperise i refuzohet ajo qe ne fakt i duhej dhene kohe me pare shqiptareve por jo per faj te shqiptareve. Shqiperia nuk e merr statusin e kandidatit. Europa sot eshte ne prag te dy vendimeve jashtezakonisht te rendesishme per Shqiperine dhe shqiptaret. Ne rast se njeri vendim rrezon murin e shemtuar te vizave dhe u jep mundesine shqiptareve te levizin lirisht vendimi tjeter nuk hap porten e negociatave me Shqiperine per shkak te Sali Berishes. Pra Europa u heq vizat shqiptareve dhe i ve vizen qeverisjes se Shqiperise - tha Rama.
Krimi dhe korrupsioni
Lideri i opozites i ka kushtuar nje rendesi te vecante krimit dhe korrupsionit pasi crrenjosja e tyre eshte kusht thelbesor per integrimin e Shqiperise ne BE. Krimi dhe korrupsioni jane bere njesh me qeverine e dale nga votat e vjedhura te 28 qershorit. Per ta luftuar krimin dhe korrupsionin ne do te fillojme nga ndryshimi i qeverise dhe do te kerkojme largimin e qeverise dhe zgjedhje te parakohshme ne menyre qe ti japim Shqiperise nje shans te ri. Ti japim Shqiperise nje mundesi te re ti japim Shqiperise nje qeveri dhe nje qeverisje te re per nje model te ri qeverises per nje model te ri zhvillimi per nje model te ri te bashkejeteses qytetare ne kete vend ku te gjithe duhet te jene te barabarte perpara ligjit - u shpreh Rama. Lideri i opozites u beri thirrje organeve kompetente te zbardhin dy vrasjet e fundit te opozitareve. Ne duam te dime kush e vrau Fatmir Xhindin. Ne duam te dime kush e vrau Remzi Veselin. Ne duam te dime kush dhe pse ka bere dhe ben qe krimi ne Shqiperi te njohe maja qe nuk i ka njohur asnjehere me pare perjashtuar situaten e vitit 1997. Pse siguria e jetes sot eshte kaq shume e cenuar dhe pse numri i vrasjeve numri i grabitjeve me dhune numri i krimeve ne teresi eshte rritur dhe rritet duke e kapercyer shifren 30 me shume sesa nje vit me pare - apeloi Rama.

box
Oferta e PS-se
Komisioni hetimor me afat 4-vjecar te hetoje

Akuzat dhe dyshimet publike te ngritura nga partite politike si dhe nga vezhguesit vendas dhe nderkombetare per zbatimin e legjislacionit ne fuqi.

Zbatimin e ligjit nga komisionet e qendrave te votimit identifikimin e shtetasve ne momentin e votimit pasqyrimin e te dhenave perkatese te dokumentit te identifikimit ne rubriken perkatese te listave te votimit hetimin e mundesise se votimit me shume se nje here nga shtetas te ndryshem si dhe hetimin e rasteve te votimit familjar.

Pasqyrimin e te dhenave perkatese ne procesverbalin e mbylljes se votimit dhe ne librin e protokollit te mbledhjeve te KQV-ve.

Verifikimin e zbatimit te ligjit ne lidhje me hartimin dhe publikimin e listes se zgjedhesve ekzistencen e dublimeve ne to apo te lenies jashte tyre te nje numri zgjedhesish dergimin e listave ne qendrat e votimit nga Drejtoria e Pergjithshme e Gjendjes Civile dhe perputhshmerine e tyre me sistemin elektronik te Regjistrit Kombetar te Gjendjes Civile.

Shkeljet e kritereve ligjore ne procedurat e ndjekura ne gjenerimin e te dhenave per efekt te ndarjes se mandateve per cdo zone zgjedhore dhe zbatimin e legjislacionit lidhur me menyren e kritereve te zbatuara ne caktimin e qendrave te votimit ne ambientet private.

Zbatimin e kritereve ligjore lidhur me procedurat e aplikimit te prodhimit dhe shperndarjes se leternjoftimeve dhe pasaportave biometrike per periudhen prej fillimit te aplikimit deri me 28 qershor 2009.

Veprimtarine e administrates se KQZ-se lidhur me prokurimin funksionimin perdorimin dhe efektivitetin e teknologjise mbeshtetese te monitorimit ne vendet e numerimit te votave.

Perdorimin e mjeteve publike si dhe te administrates publike te cdo niveli ne favor te subjekteve te caktuara zgjedhore per presione te ushtruara per largim nga puna.

Presidenti Topi u nis per ne Mbreterine e Bashkuar per nje vizite pune treditore

Zyra e shtypit njofton se Presidenti i Republikes Bamir Topi se bashku me Zonjen e Pare Teuta Topi do te zhvilloje ne datat 2-5 nentor nje vizite pune ne Mbreterine e Bashkuar me ftese te Presidentit te Oxford Union Xhejms Kingston. Kryetari i Shtetit pritet te zhvilloje takime me kryetaren e Dhomes se Lordeve baroneshen Helen Hejman ministrin e Puneve te Jashtme per Europen David Lidington si dhe me kryetarin e Grupit Mbareparlamentar te Parlamentit britanik per Shqiperine Mark Pritcard dhe parlamentaret e tjere te ketij grupi. Ne diten e pare te vizites Presidenti i Republikes do te udhetoje per ne Oksford ku do te pritet dhe do te zhvilloje nje takim me Presidentin e Oxford Union Xhejms Kingston. Ne axhenden e Presidentit Topi per kete dite parashikohet dhe mbajtja ne Oxford Union e nje leksioni me teme Situata ne rajonin e Ballkanit dhe roli i Shqiperise ne rajon. Gjate qendrimit ne Mbreterine e Bashkuar Presidenti Topi do te takohet gjithashtu me Presidentin e BERZH-it Tomas Mirou dhe me drejtuesin dhe themeluesin e revistes First Rupert Gudmen nderkohe qe pritet dhe nje interviste e Presidentit te Republikes per BBC-ne ne seksionin shqip.

3 Nentor 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›