E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mller Holtkemper Konsensus per boshlleqet e Kodit Elektoral

Ambasadorja gjermane

Ambasadorja e Gjermanise ne Tirane Carola Mller Holtkemper deklaroi dje se eshte e rendesishme qe ne fund te gjitha palet te pranojne rezultatin e zgjedhjeve. Qe kjo te ndodhe eshte e nevojshme te ndiqen ne menyre transparente dhe te ndershme procedurat qe percakton Kodi Elektoral. eshtjet qe nuk mbulohen ne menyre te qarte nga Kodi Elektoral duhet te zgjidhen ne frymen e dialogut dhe te konsensusit. Gjate gjithe procesit duhet te mbizoteroje qetesia pasi dhuna eshte krejtesisht e papranueshme. Ne lidhje me perfshirjen e eksperteve nderkombetare ambasadorja gjermane tha se kryerja e zgjedhjeve eshte para se gjithash pergjegjesi e institucioneve shqiptare.  Aftesia per te zhvilluar zgjedhje ku rezultati pranohet ne pergjithesi tregon pjekurine e institucioneve politike. Natyrisht kjo nuk perjashton dhe nuk pengon te kerkuarit e nje keshille nga jashte. Komuniteti nderkombetar ka qene shume i pranishem ne keto zgjedhje dhe ne kete prani edhe Gjermania ka kontributin e saj duke derguar vezhgues afatshkurter dhe afatgjate por ne fund te fundit zgjedhjet duhet te jene nje proces i shqiptareve. Shqiperia nuk mund te perballoje zvarritjen ne kete proces. Angazhimet dhe detyrat qe Shqiperia duhet te plotesoje ne rrugen e saj te integrimit ne BE jane shume te medha dhe te rendesishme per te lejuar qe ky bllokim politik te vazhdoje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›