Topi takon kreun e ri te OSBE
Presidenti Bamir Topi priti sot ne nje takim kreun e ri te Prezences se OSBE-se ne Shqiperi Ambasadorin Eugen Volfart. Topi i shprehi ambasadorit te ri mirenjohje per ndihmesen qe OSBE ka dhene per Shqiperine ndersa ambasadori nga ana e tij vleresoi presidentin si garant i Kushtetutes. Ne fjalen e tij kreu i ri i OSBE-se e vuri theksin tek zgjedhjet vendore te Majit 2011. Ambasadori i ri Volfart tha se eshte thelbesore qe pergatitjet administrative te nevojshme per zgjedhjet vendore te 2011-es te fillojne sa me shpejt. Ato duhet te jene ne perputhje me rekomandimet me te fundit te OSBE/ODIHR-it
Nderkohe ai tha se OSBE mbetet e gatshme per te dhene ekspertizen teknike te nevojshme per keto zgjedhje.