E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi uron bektashinjtë për Festën e Hashurës

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, uroi sot besimtarët bektashinj shqiptarë për Festën e Hashures, gjatë një vizitë në Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve.
Pas takimit me Kryegjyshin Botëror të Bektashinjve, Haxhi Dede Reshat Bardhi, Presidenti Topi e cilësoi Festën e Hashures një ditë të shënuar, jo vetëm për besimtarët bektashinj, por për të gjithë besimtarët shqiptarë, që festojnë festat e njëri tjetrit.
"U urojmë të gjithëve të kenë paqe, harmoni e shëndet, dhe besoj të gjitha në funksion të një Shqipërie më të bukur", u shpreh Presidenti i Republikës për mediat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›