Shkodër, makina përplas për vdekje 75-vjeçarin

Një i moshuar ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet teksa tentonte të kalonte në anën tjetër të rrugës.
Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Mjede - Vau Dejës, në vendin e quajtur Kthesa e Kaçës, kur mjeti tip Fiat-Punto me targa SH 1741 E që drejtohet nga 21-vjeçari Emaldin Smakaj ka përplasur 75-vjeçarin Muharrem D, i cili po tentonte të kalonte nga njëri krah në kahun tjetër të rrugës.
Menjëherë i moshuari është dërguar në spital po si pasojë e plagëve të marra nuk ka mundur të jetojë. Policia e cila ndodhet në vendngjarje ka bërë të mundur ndalimin e drejtuesit të mjetit dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.