E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria gjermane i dhuron policisë pajisje logjistike

Policia e shtetit i dhurohen automjete, mjeteve të kontrollit antikontrabandë, pajisjeve kompjuterike dhe programeve për analizën e informacionit kriminal, lexues pasaportash biometrike, pajisje për policinë shkencore për krimin elektronik. Gjatë fjalës përshëndetëse në këtë ceremoni, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, ka shprehur në emër të Policisë së Shtetit vlerësimet dhe konsideratat më të larta për bashkëpunimin disavjeçar me Zyrën e Kombeve të Bashkuara për drogat dhe krimin në kuadër të projektit ?Mbi forcimin e kontrollit kufitar dhe të drejtësisë penale në luftë kundër trafiqeve ilegale dhe krimit të organizuar në Shqipëri?
Vlerësime për këtë bashkëpunim janë dhënë edhe nga Ambasadori Gjerman, z. Bernd Borchardt, i cili theksoi kontributin e këtij projekti në forcimin e kapaciteteve të strukturave vendore të policisë shqiptare në luftën kundër drogës dhe trafiqeve të paligjshme.
Ndërkohë gjatë fjalës së tij, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, z. Endri Pema, vuri në dukje bashkëpunimin maksimal që ekziston mes strukturave të Policisë së Shtetit dhe strukturave doganore në plotësimin e standardeve Shengen.
Në fund te ceremonisë është bërë edhe nënshkrimi i Aktit të Dorëzimit të pajisjeve nga ana e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave dhe Ambasadorit Gjerman.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›