E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi, vizitë dyditore në Gjermani



Presidenti i Republikës Topi ndodhet për një vizitë zyrtare dyditore në Republikën Federale të Gjermanisë, me ftesë të Presidentit gjerman, Horst Këler.

Gjatë qëndrimit dyditor në Gjermani, Topi, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta, kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Vladimir Kristo, zëvendësministri i Kulturës, Nikollë Lesi, deputeti Gazmend Oketa do të zhvillojë takime me presidentin e Gjermanisë, Horst Këler dhe me përfaqësues të tjerë të lartë të shtetit federal.

Temë qëndrore e bisedimeve mes dy Presidentëve do të jetë thellimi dhe forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve të mira mes dy vendeve dhe popujve tanë, në kuadër dhe të zhvillimit e të integrimit të Shqipërisë dhe të rajonit ballkanik në strukturat evropiane.

Gjithashtu, kreu i shtetit do të marrë pjesë në Forumin ekonomik që do të zhvillohet në Berlin me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të bizneseve të të dy vendeve, gjatë të cilit Presidenti Topi do të mbajë një fjalë përshëndetëse, kryesisht lidhur me zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik e tregtar mes Shqipërisë dhe Gjermanisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›