E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guti:Kemi fuqi për të mposhtur Barcën



Mesfushori i Real Madridit, Guti, thotë se mbretërit nuk kanë frikë nga Barcelona.

Real Madridi do të presë Barcelonën në Santiago Bernabeu të shtunën në derbin El Clasico që mund të jetë vendimtar në garën për titullin e kampionit të Spanjës.

"Do të jetë një ndeshje e rëndësishme dhe ne nuk kemi frikë nga askush. Ne duhet të pranojmë se Barcelona po ia del mirë dhe ka lojtarë shumë të mirë. Por ne kemi armë për t'i mposhtur ata", ka thënë Guti.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›