E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja në Tiranë, ende nuk dihet autori

Policia e Tiranës ende nuk bërë të mundur identifikimin e autorit të vrasjes së 29-vjeçarit, Elson Lulo natën e mbrëmshme. 29-vjeçari u qëllua me armë zjarri duke mbetur i vdekur në vend. Ngjarja ndodhi në afërsi të zonës së Tiranës së Re në kryeqytet pranë disko "San Paolo".
Si pasojë e të shtënave është plagosur edhe 19-vjeçari Bledar Caca i cili pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spitalin Ushtarak ka dalë nga spitali. Ndërkohë mësohet se viktima Elton Lulo ka punuar si badigard në këtë zonë.
Shkaqet e ngjarjes janë ende të paqarta.
Sipas policisë, një nga pistat e hetimit është prishja e një pazari droge.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›