Topi, zyrtarisht kreu i FRD: Është një mision qytetar, nuk bëjmë koalicion me PD-në dhe PS-në
Bamir Topi është prezantuar ditën e sotme zyrtarisht si kreu i Frymës së Re Demokratike. Ai është prezantuar nga nismëtari i themelimit të kësaj partie, Gazmend Oketa.
Afro 120 ditë më parë nisëm një projekt të ri, si një kërkesë e shoqërisë shqiptare për një politikë ndryshe. Kemi takuar shumë qytetarë, të cilët na janë bashkangjitur. Kemi ngritur degë në shumë qytete të Shqipërisë dhe do të vijojë puna. Ne e rifillojmë këtë sezon të ri me bindje se mund të rikthejmë besimin tek shqiptarët se Shqipëria mund të bëhet. Në fillim të muajit gusht, grupi nismëtar i FRD takoi ish-presidentin Topi dhe e mirëpriti dëshirën e tij për tu bashkuar me ne. Në mbledhjen e datës 4 shtator ne morëm një vendim për ti besuar drejtimin e Frymës së Re Demokratike deri në konventën e ardhshme, zotit Bamir Topi. Ky nuk mund të konsiderohet një privilegj për zotin Topi, por një detyrë dhe një sfidë e madhe. Në emër të grupit nismëtar dua të falenderoj edhe një herë zotin Topi, i cili në vend të tërhiqej dhe të pushonte periudhën post presidenciale, mori një angazhim të madh për të kërkuar ndryshim, tha Oketa.
Pas kësaj, fjalën e ka marrë ish-presidenti Topi, i cili është shprehur se ky është një mision i veçantë dhe qytetar për të. Topi ka thënë se Shqipëria ka nevojë për një politikë të re, ndryshe nga ajo që kanë bërë deri më tani PD dhe PS. Ai tha se vendi është nxjerrë në shitje nga kjo qeveri, ndërsa pohoi se në këtë vend vota ende nuk respektohet. Duke iu përgjigjur pyetjeve, Topi tha se FRD nuk do të bëjë koalicion as me PD dhe as me PS në zgjedhjet e ardhshme.
Pjesë nga fjalimi i Topit:
Është një emocion i veçantë në këtë moment të rëndësishëm, që nuk lidhet vetëm me jetën time, por me diçka më të madhe se sa interesi i një njeriu. Lidhet me misionin qytetar, që nuk do të jetë për interesa të ngushta, por në interes të gjerë publik.
Unë dëshiroj të falenderoj publikisht zotin Oketa dhe bashkëpunëtorët e tij që më bënë ftesë publike dhe më dhanë mundësinë që të drejtoj FRD-në deri në konventën kombëtare.
Së dyti, në përputhje me deklaratat e mia të mëparshme, dua të shpreh vendimin për tu bërë pjesë e FRD-së, për të bërë më të mirën e mundshme për qytetarët.
Për 5 vite pata fatin të përfaqësoj qytetarët e vendit si president, ndërsa tani unë rikthehem në politikën aktive me një përvojë shumë herë më të madhe për ndërtimin e shtetit.
FRD nuk është një projekt personal i një stafi të ngushtë bashkëpunëtorësh. Kudo qytetarët janë të shqetësuar me klimën e rëndë politike në vend dhe për këtë arsye ata kërkojnë me të drejtë një ndryshim pozitiv. Një ndryshim që nuk ka të bëjë vetëm me jetën e qytetarëve, por në radhë të parë ka të bëjë me mënyrën e sjelljes politike, me mënyrën se si bëhet debati politik dhe politika në këtë vend.
Për shumë qytetarë është e papranueshme që Shqipëria ende sot vazhdon të jetë vendi i vetëm ish-komunist që nuk ka marrë ftesë për tu anëtarësuar në BE.
Kjo nuk e nderon politikën shqiptare, e cila merret me debate pa vlerë, duke shkaktuar tensione.
Më shumë se 95% e shqiptarëve kanë treguar gatishmëri të plotë për integrimin në BE. Ata që nuk arritën dot ta bënin edhe sot e kësaj dite, duke u marrë me gjëra të parëndësishme dhe duke ua sjellë në majë të hundës qytetarëve, janë ata që përfaqësojnë dy partitë e vjetra politike.
Ne kemi pasur mundësinë për ta marrë ftesën për tu bërë anëtarë të BE-së, por këtë gjë e ka penguar politika jonë.
Sot ne kemi rastin të shohim se mjaft gjëra që kanë të bëjnë me themelet e shtetit demokratik, nuk janë realizuar. Ne kemi rastin që të shohim se çështja e votës, e pronës, e drejtësisë etj, nuk janë realizuar. 20 vjet më parë qytetarët kishin shumë shpresë dhe besim për tu bërë si gjithë Europës, por pas dy dekadash ata kanë të drejtë të zhgënjehen nga ata që erdhën si shpëtimtarë nga sistemi komunist, por që vetë me qëllim krijuan një sistem të tillë politik me pak dallim nga ai që lamë pas.
FRD është për një frymë të re, për një sjellje dhe axhendë të re për progresin e vendit.
Ajo çfarë na dallon, është vizioni ynë për shtetin dhe qytetarët. Ne nuk kemi pushtetin si qëllim të vetëm. Ne refuzojmë dhe nuk do të pranojmë asnjë marrëveshje politike të bazuara në baza amorale dhe jokushtetuese. Ne ndahemi nga dy partitë e vjetra politike, pasi ato janë përgjegjëset e vetme për dështimin e Shqipërisë, duke qenë se janë njësuar gjithmonë me pushtetin kur kanë qenë në pushtet, duke përjashtuar qytetarët. Ne ndahemi nga shumë parti të tjera, sepse ne nuk jemi për parcelizim të shtetit, siç ka ndodhur deri më tani. Ne nuk i urrejnë kundërshtarët politikë, ne nuk përjashtojmë askënd të japë kontribut për zhvillimin demokratik, por ne nuk pajtohemi me ata politikanë dhe parti politike, për të cilët luksi mbetet synim i përjetshëm.
Ne do të bashkëpunojmë dhe dialogojmë me çdo forcë politike vetëm për ato çështje që përbëjnë detyrim publik. Gjithçka tjetër mbetet në dorën e votës së sovranit.
Ne duam të promovojmë një program përfaqësues, nuk duam vetëm të mbledhim vota, por të zgjidhim çështje që shqetësojnë qytetarët.
Ne kemi projekt konkret për përmirësimin e cilësisë së demokracisë në vend, se si standardet tona të demokracisë të bëhen maksimale. Synimi ynë është rritja e qytetarëve në vendimmarrje.
Për ne është i papranueshëm aktualiteti politik me një parlament jo funksional, me një pushtet politik që ushtron kontrollin e tij mbi parlamentin dhe institucionet e tjera të pavarura.
Nuk mund të vijohet më që ekonomia të falet dhe të privatizohet nga klane të ngushta të pushtetit. Pasuritë e shqiptarëve nuk mund të jepen për 1 euro dhe për biznese të dyshimta apo edhe shteteve në rajon. Kushtetuta e Shqipërisë na detyron që të respektojmë integritetin dhe territorin shqiptar.
Ne duam një sistem shëndetësor që ofron zgjidhje, një sistem drejtësie që jep drejtësi dhe një sistem arsimor që nuk lëshon vetëm diploma.
Ekipi drejtues i FRD-së përbëhet nja njerëz me përvojë të gjatë në politike, me individë nga profesione të shumta dhe me identitet, që refuzuan të mbyllin sytë dhe ti bashkohen politikës së keqe të këtij vendi, në mbrojtje të bindjeve dhe parimeve ku besojnë.
Së fundmi, apeli im është për të gjithë ata qytetarë që jan
