E Shtunë, 31 Tetor 2026

Toples, kundër arrestimit te Julia Timoshenkos

Kanë protestuar kundër arrestimit të ish kryeministrës, tani lidere e opozitës, Julia Timoshenko por janë ndalur nga policia.

Protagoniste të protestës ishin dy vajza të reja, pjesë e grupit feminist Femen, të cilat protestuan toples në Kiev, në afërsi të gjykatës ku po zhvillohet gjyqi ndaj Timoshenkos.

Brenda 10 minutave vazjat u ndaluan nga policia. Timoshenko është arrestuar më 5 gusht, ndërsa po mbahet në paraburgim.

Ajo akuzohet për lidhje në mënyrë të paligjshme të një kontrate mes Ukrainës dhe Gazprom.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›