Sëmundjet tumorale, Vasili inspekton aparaturat e trajtimit

Neuronavigatori celebral, është aparatura që bënë realizimin e ndërhyrjeve ultrafine dhe trajtimin e problemeve në trurin e njeriut. Kjo aparaturë është vendosur në spitalin e Neurokirurgjisë në Tiranë dhe do t`u vijnë në ndihmë pacientëve, pa qënë nevoja që këta të fundit të kurohen jashtë vendit.
Për ministrin e Shëndetësisë, Petrit Vasili, kjo aparaturë është pjesë e projektit investues në repartin e neruologjisë. Rezonanca magnetike, që shërben për trajtimin e sëmundjeve tumorale, nuk i përballon fluksin e pacientëve. Edhe pse Shefi i Neurologjisë, Mentor Petrela tha se kjo aparaturë ka qënë gjithmonë në funksion, shtoi se në këtë shërbim do të shtohen edhe për 3 aparatura të tjera, rezonancë magnetike për t`i shërbyer pacientëve.
Vetëm pak muaj më parë, qeveria austriake ka investuar me 7 milionë euro kredi të butë, për të kompletuar me aparatura bashkëkohore shërbimin e vetëm në vend, që kryen ndërhyrje kirurgjikale për sëmundjet tumorale.