E Shtunë, 31 Tetor 2026

MASH, publikon librin e Transparencës

Publikohet libri i Transparencës.Tashmë të gjithë maturantët, në bazë të rezultateve të arritura në katër vitet e shkollës së mesme dhe në 4 provimet e maturës si dhe në bazë të koeficientit të vendosur, mund të gjejnë pikët e fituara për çdo preferencë.

Arben Fagu, drejtor i drejtorisë së Pranimeve, pranë Agjensisë Kombëtare të Provimeve, u shpreh se në librin e Transparencës nuk janë publikuar ende rezultatet për ata maturantë, të cilët në preferencat e tyre kanë renditur degë që janë me konkurs.

Ndërsa përsa i përket maturantëve, të cilët kanë marrë rezultate negative në provimet e maturës, Fagu shpjegon se ata do të kenë mundësi të përfitojnë vetëm nga formulari A3.
 

Për këtë vit universitar, pranimet do të jenë me dy faza dhe faza e parë e pranimeve do të jetë 11 shtatori dhe lista përfundimtare do të shpallet më 23 shtator.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›