Motorçikleta përplaset me makinën, vdes 50 vjeçari
DURRËS- Një burrë rreth të 50-ve, ende i paindetifikuar ka vdekur si pasojë e një aksidenti sot pasdite në qytetin e Durrësit. Ngjarja ndodhi në zonën e ish-kënetës së Durrësit, kur viktima ishte duke ecur me motorçikletë dhe i ka prerë rrugën një mjeti tip Benz. Ka qenë shoferi 21 vjeçar i makinës, Maringlen Sidi, që ka njoftuar sallën operative të policisë për aksidentin tragjik. Grupi i ekspertëve pas këqyrjes së vendit të ngjarjes, ka thënë se 50 vjeçari humbi jetën mejëherë, pasi goditja ishte shumë e fortë dhe mendohet se fajtor ishte viktima pasi i ka dalë para makinës në mënyrë të beftë.