Topolanek:Zgjedhjet në Maqedoni,test për procesin e integrimit

Kryeministri i Republikes Çeke, Mirek Topolanek, vendi i të cilit kryeson presidencën e radhës të BE-së, ka deklaruar gjatë vizitës në Shkup se zgjedhjet e ardhshme janë një provim maturie për Maqedoninë. Topolanek ka theksuar se zgjedhjet janë një test që vendi duhet të kalojë në mënyrë që të vazhdojë procesin e integrimeve. "Nëse zgjedhjet janë të lira dhe demokratike, atëhere mbetet vetëm kontesti për emrin, i cili duhet të zgjidhet", ka nënvizuar Topolanek, duke shtuar se vendi i tij mbështet plotësisht anëtarësimin e Maqedonisë në BE.