E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pacolli: Kosova dhe Shqipëria, mbledhje të përbashkëta qeveritare

pacolliKosovë- Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Behxhet Pacolli tha se Kosova duhet të realizojë seanca të përbashkëta qeveritare, për të nxitur impuls pozitiv në zhvillimin e marrëdhënieve me vendet fqinje, sidomos me Shqipërinë.

Sipas ‘INA’-s ai mendon se hartimi i një strategjie zhvillimore do ta thellojë bashkëpunimin me Shqipërinë, në interes në rritjes ekonomike dhe mirëqenies së qytetarëve të dy vendeve.

A nuk na duhet  një strategji zhvillimore afatgjatë, që të miratohet në mënyrë konsensuale dhe që të jetësohet nga të dijshmit? Kjo strategji duhet të përcaktojë prioritetet tona, aftësitë konkurruese, dhe mbi të gjitha të jetë komplementare me atë të Shqipërisë. A po shikoni se çpo ndodh në rajon? Qeveritë e Maqedonisë me atë të Serbisë dhe Bullgarisë, po takohen dhe po ecin përpara në këtë drejtim. E pse ne mos të bëjmë të njëjtën gjë?,- është shprehur Pacolli. 

Ai shton: Unë kam bërë shumë aktivitete, kam hartuar shumë projekte, kam lëshuar shumë thirrje shoqërive dhe elitave tona politike, si qytetar, si ndërmarrës, si zëvendëskryeministër, si president, por unë smund të bëj më shumë, me këtë përfaqësim politik që kam në qeveri. Më duhet ndihma e qytetarëve, më duhet konsensusi ndërpartiak që të bëj më shumë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›