E Diel, 1 Nëntor 2026

Toponimet, emigrantët shqiptarë do të kalojnë kufirin grek deri më 12 maj

lejohen-emigrantetKapshticë- Autoritetet kufitare greke kanë njoftuar se do të lejojnë kalimin e emigrantë ve shqiptarë deri më 12 maj, pavarësisht problemeve me toponimet në pasaporta.

Kjo vjen si pasojë e një marrëveshje mes Drejtorisë Kufitare të Shqipërisë dhe asaj të Greqisë pak ditë më parë, e cila është në funksion të ditëve të festës së Pashkës ortodokse.

Duke lejuar kështu emigrantët shqiptarë të vijnë të kalojnë këtë festë pranë familjeve të tyre nga dy pikat kryesore kufitare Kapshticë dhe Kakavijë.

Pra marrëveshja përcakton se në pikën doganore të Kapshticës pala greke do të lejojë kalimin e emigranteve deri në 7 maj, ndërkohë në pikën doganore të Kakavijës do lejojë kalimet deri më 12 maj.

Shkrimi i toponimeve të vendlindjes së fëmijëve të lindur në Greqi, në pasaportat e tyre ka sjellë shpesh preobleme për familjet shqiptare që jetojnë në shtetin grek.

Festa e Pashkëve mbledh në Shqipëri edhe një numër të madh emigrantësh. Vetëm këtë fundjavë, kanë hyrë nga pika kufitare e Kapshticës 3826 persona3  me 746 mjete, ndërsa kanë dalë nga territori ynë më tepër se 2100 persona me 430 mjete. Fluski pritet të rritet nga dita në ditë e më tepër fundjavën që vjen.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›