Minatoret e humbur asnje shprese ne Zelanden e Re

Uellington 20 nentor NOA - Asnje sinjal shprese nuk po mberrin nga Zelanda e re per gjetjen e 27 minatoreve te zhdukur pas nje shperthimi ne nje miniere te vjeter Pike River Coal e cila gjendet saktesisht rreth 50 kilometra ne veri-lindje te Grejmauthit ne Ishullin Jugor te vendit.
Kjo ngjarje po mban ne ankth boten si ajo pas shembjes se minieres ne Kili e cila u shoqerua me nje odise te vertete te minatoreve qe mbeten te ngujuar ne galerite e saj bota u trondit serish nga nje lajm i rende qe mberrin nga shembje te tilla.
Skuadrat e shpetimit e kane cilesuar ate si
nje ngjarje serioze duke shpresuar qe te mos kete asnje viktime nder ata qe
nuk gjenden.
Nderkaq testet e kryera ne minieren e Zelandes se Re ku 29 minatore
konsiderohen te humbur nuk kane treguar ende nese eshte e sigurt per skuadrat
e shpetimit te hyne ne te dhe te zhvillojne kerkimet.
Por drejtori i minieres eshte treguar optimist
se minatoret do te gjenden te gjalle dhe se ekipet e specializuara do te hyne
ne miniere sapo tu jepet drita jeshile.
n.e/NOA