Rusia liron mercenarin izraelit

Rusia la te lire nje mercenar izraelit i cili kerkohej nga autoritetet kolumbiane per rolin e tij ne stervitjen e guerilasve dhe te grupeve te narkotrafikut nga vitet 1980-1990.
Yair Klein nje ish-ushtarak izraelit eshte denuar ne mungese me 10 vjet burg nga Kolumbia. Ai u arrestua ne vitin 2007 ne Rusi dhe Moska zyrtare ra dakort qe ta ekstradonte ate per ne Kolumbi. Por vendimi i autoriteteve ruse u kundershtua nga Gjykata Europiane e te Drejtave te Njeriut nen argumentimin se Klein mund te keqtrajtohej ne Kolumbi.
Sipas agjencise se lajmeve Interfax Klein tashme ndodhet rruges per ne Izrael.