Torino surprizon në Firence, Roma kalon Bolonjën
Romë - Mbrëmja e mbrëmshme për Kupën e Italisë nuk ka kaluar pa surpriza, pasi Torino e një mijë e një halleve në kampionat arriti të eleminonte Fiorentinën. Torino arriti të marrë kualifikimin duke përfituar edhe nga shpërdorimet e rasteve nga skuadra e Fiorentinës. Për “Demat” do të shënonte Bianki në minutën e 19’ të takimit. Torino do të përballet në fazën tjetër me skuadrën e Lacios e cila arriti të eleminonte Milanin.
Roma arrin të sigurojë kalimin në çerekfinale vetëm në dhjetë minutat e fundit të takimit me dy gola të Vuçiniçit. Sulmuesi do të bëntë shkrumb e hi ëndrrat e Bolonjës dhe të teknikut të saj, Sinisha Mihajloviç. Verdhekuqtë do të përballen në turin tjetër me fituesin e çiftit Inter-Xhenoa.
Më poshtë do të paraqesim ndeshjet e këtij turi. Me të zeza janë të shënuara ekipet e kualifikuara, ndërsa ndeshjet Inter-Xhenoa dhe Juventus-Katania do të zhvillohen në datat e shënuara.
Roma - Bolonja 2-0
Fiorentina - Torino 0 – 1
Ndeshje të mëparshme
Napoli -Salernitana 3 – 1
Udineze -Rexhina 0 – 0 (8-7 penallti)
Sampdoria - Empoli 2 – 1
Milan - Lacio 1 – 2
13 janar 2009
Inter – Xhenoa
14 janar 2009
Juventus - Katania