Milani nuk shkon më shumë se barazimi me Volfsburgun
Milano - Kuqezinjtë e Milanit nuk arritën të shkonin më shumë se barazimi 2-2 me gjermanët e Volfsburgut. Ky rezultat e rendit Milanin në vendin e dytë në grupin E me 8 pikë, duke i dhënë riskun të ndeshet me një nga ekipet që do të vijnë nga Liga e Kampioneve. Volfsburgu me suksesin e mbrëmshëm renditet i pari në këtë grup, duke arritur një sukses të paparashikuar.
Djemtë e Ançelotit e filluan takimin më mirë, duke krijuar disa aksione të bukura. Avantazhin Milani do ta gjente në minutën e 15’ me Ambrozinin. Kapiteni shfrytëzon mjaft mirë një kros nga e majta duke e goditur topin në mënyrë preçize me kokë. Ky rezultat do të qëndronte në fuqi deri në përfundim të pjesës së parë.
Në pjesën e dytë Volfsburgu do të kërkonte më tepër, dhe këmbëngulja e tyre do të shpërblehej me një gol të italianit Xakardo. Pa mbaruar akoma festën gjermanët, është Pato që rikthen buzëqeshjen në “San Siro”. Braziliani përfiton nga një përhumbje e mbrojtjes kundërshtare dhe e dërgon topin në rrjetë.
Milani dukej se e vuri përpara fitoren, por në fund nuk rezultoi kështu. Në minutën e 81’ ishte Sallëk që do të vendoste barazpeshën. Djemtë e Magatit me këtë rezultat të suksesshëm i japin mundësinë vetes së tyre të renditen në grupin E përpara kampionëve të botës në fuqi.
Më poshtë do të paraqesim rezultatet e mbrëmshme të grupeve E, F, G, H, dhe renditjen përfundimtare të skuadrave.
Grupi E
Milan – Volfsburg 2-2
Portsmuth – Herenven 3-0
1.Volfsburg 10
2.Milan 8
3.Braga 6
4.Portsmuth 4
5.Herenven 0
Grupi F
Ajaks – Sllavia Pragës 2-2
Hamburg – Aston Vila 3-1
1.Hamburg 9
2.Ajaks 7
3.Aston Vila 6
4.Zhilina 4
5.Sllavia Pragës 2
Grupi G
Bryzh – Kopenhagen 0-1
Sent Etien – Valencia 2-2
1.Sent Etien 8
2.Valencia 6
3.Kopenhagen 5
4.Bryzh 3
5.Rozenborg 2
Grupi H
Deportivo – Nansi 1-0
Fejnord – Lezh Poznan 0-1
1.CSKA Moskë 12
2.Deportivo 7
3.Lezh Poznan 5
4.Nansi 4
5.Fejnord 0