E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tornado 'gjunjëzon' Oklahoman, ulet në 24 numri i të vdekurve

SHBA - Tornadoja, që goditi sot periferinë në Oklahoma City ka shkaktuar të paktën 24 të vdekur, sipas bilancit të fundit nga autoritetet vendase duke rishikuar një tjetër të mëparshëm, që njoftonte për të paktën 51 të vdekur apo më tepër, 91.

Amy Elliott, një zyrtare vendase deklaroi se 24 trupa të pajetë ishin dërguar në spital dhe se shumica prej tyre ishin identifikuar.

Tornadoja goditi qytetin Moore, në periferi të Oklahoma City duke shkatërruar dy shkolla dhe banesa.

Obama deklaron gjendjen e jashtëzakonshme në Oklahoma pas Tornados
Presidenti amerikan, Barck Obama deklaroi pak më parë gjendjen e jashtëzakonshme në Oklahoma pas tornados shkatërruese që shaktoi vdekjen e të paktën 91 personave, ndër të cilët mbi 20 fëmijë, në rajonin e Oklahoma City.

Obama, i cili gjatë natës ka komunikuar në linjë telefonike me governatoren e shtetit, Mary Fallin, u shpreh i gatshëm "të japë ndihmën dhe asistencën e nevojshme" përmes mbrojtjes civile për të gjithë rajonin e prekur nga katastrofa.

Tornado gjunjëzon Oklahoman, mes 91 të vdekurve, 20 fëmijë
Një tornado i fuqishëm ka kaluar nëpër shtetin amerikan qendror të Oklahomës, duke shkatërruar plotësisht dy shkolla dhe shumë shtëpi për të dytën ditë me radhë.

Bilanci arrin mbi 91 të vdekur dhe qindra të plagosur, sipas autoriteteve lokale.

''Të paktën 91 persona kanë mbetur të vdekur dhe bilanci pritet të rritet duke qenë se shumë prej të plagosurve ndodhen në gjendje kritike'', sipas deklaratave të autoriteteve lokale.

Pamjet televizive treguan mbeturinat nga shtëpitë dhe bizneset duke fluturuar ndërsa uragani kaloi nëpër komunitetin Moore, në jug të qytetit Oklahoma.

Autoritetet konfirmuan se mes bilancit të të vrarëve nga tornado janë 20 fëmijë, por frikësohen se bilanci mund të rritet më tepër se kaq.
Fëmijët janë shtruar në pediatri në qendër të Oklahoma dhe numri i tyre deri tani arrin 45, ndërkohë që numri i të plagosurve gjithsej i personave arrin në 145.
Më shumë nga të gjitha zonat, ajo që u shkatërrua më tepër ka qenë qyteza e Moore. Në qytezën me 55 mijë banorë ka kaluar dhe një tornado i fuqishëm në vitin 1999 që shkaktoi shumë të vdekur, por nuk krahasohet nga fuqia me tornadon e djeshëm. 

Dëshmitarët thonë se kalimi i tornados ka qenë apokaliptik. Imazhet nga lart tregojnë, shkolla, qendra tregtare dhe banesa komplet të shkatërruara.

Ndihma e shpejtë, policia, zjarrfikës po punojnë me të gjitha forcat për të nxjerrë sa më shumë të mbijetuar nga rrënojat.

Skenat janë nga më dramatiket, ka njerëz që poshtë rrënojave kërkojnë ndihmë.

Në qytezën e Moore ka dalë jashtë përdorimit spitali dhe autostrada që është mbyllur nga autoritetet. Ndërkohë që banesat janë pa energji elektrike dhe ujë të pijshëm.

Alarmi nga shërbimi meteorologjik u lëshua me vonese

Shërbimi Meterologjik Kombëtar e ka dhënë alarmin se një tornado do përshkrojë Oklahoman vetëm 16 minuta para se të ndodhte në zonë ferri i vërtetë. Në 16 minuta nuk arritën të boshatisen shkollat, dhe qindra banorë nuk arritën të sigurohen në strehat e sigurta. Tornado ishte tepër i fuqishëm, përshkroi 3 kilometër me një shpejtësi prej 300 km/ora dhe shëtiti zonën për 40 minuta.

Guvernatorja e Oklahomës
Guvernatorja e Oklahomës, Mary Fallin tha në një konferencë shtypi se "zemrat janë thyer'' për prindërit të cilët pyesin në lidhje me fatin e fëmijëve të tyre. Ajo premtoi se nuk do të kursejë asnjë burim për të ndihmuar komunitetin të rimëkëmbet nga katastrofa.

Guvernatorja Fallin ka dislokuar 80 anëtarë të Gardës Kombëtare për të ndihmuar me operacionet kërkim-shpëtim.

Guvernatorja foli gjithashtu me presidentin Barak Obama, i cili i kërkoi agjencisë Federale për Menaxhim Emergjent, FEMA, të ofrojë çdo ndihmë që ajo ka nevojë.
Një mot me stuhi të forta pritej në të gjithë pjesët e tjera të rajonit të mesëm perëndomor. Një stuhi të dielën vrau dy vetë në Oklahoma.
Shërbimi Kombëtar i Motit ka shpallur paralajmërime për stuhi të fuqishme në pesë shtete - Oklahoma, Kansas, Missouri, Arkansas dhe Texas - dhe thotë se stuhitë pritet të prekin këto shtete brenda orëve të ardhshme.

(d.b/a.k/e.m/BalkanWeb)
Lidhje te tjera FOTO, Tornado në Oklahoma, tragjedia me fëmijët në shkollë FOTO, Oklahoma shkatërrohet nga Tornadoja, rreth 100 viktima

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›