Zakonet moderne të adoleshentëve dhe pranimi i tyre prej prindërve
Prindërit e sotëm janë adoleshentët e dikurshëm, por qasjet e tyre ndaj jetës së sotme të ashtuquajtur shpeshherë moderne nuk janë të njëjta. Edhe pse jetojnë së bashku në të njëjtën familje, nën të njëjtën çati, madje edhe pse adoleshentët janë në një farë mënyre produkt i prindërve, duke qenë se trashëgojnë genet e tyre, nuk mendojnë njësoj. Këtu një rol të konsiderueshëm luan pa diskutim faktori “shoqëri”. Është pikërisht kjo e fundit e cila ka pësuar evolucion dhe ka futur brenda saj fenomene të reja, të cilat shpesh shihen si të panjohura dhe të papranueshme nga brezi më i hershëm. Sistemi i tyre i vlerave ka qenë paksa më ndryshe i vendosur dhe sot iu duhet të adaptohen me një tjetër vendosje. Me këtë nuk dua të them që sot nuk duhet të mbrojmë jetën, moralin dhe gjithë vlerat e tjera të cilat kanë ekzistuar dhe do vazhdojnë të ekzistojnë, pasi janë motor i çdo shoqërie të shëndetshme. Sado moderne të jenë shoqëritë e sotme, nuk mund të dalin dot jashtë kufijve të vendosur në kohë, të cilat u japin kuptim shumë fenomeneve. Prindërit e sotëm ndeshen me fëmijët e tyre adoleshentë, të cilët pirjen e cigares nuk e shohin me syrin negativ, por si normalitet; pirja e drogave të lehta nga disa prej tyre konsiderohet thjesht çështje kurioziteti; blerjen e një telefoni të shtrenjtë, si një domosdoshmëri dhe mjet afirmimi në shoqëri; makinën të cilën prindërit e tyre as nuk mund ta ëndërronin, e shohin si një gjë të nevojshme në moshën e tyre, etj si këto. Ndaj, që të dyja palët të arrijnë në kompromis me njëra-tjetrën dhe të mos kenë përplasje të forta, duhet të kuptojnë më mirë atë që ndodh përreth, mënyrën se si funksionon kjo shoqëri. Shohim disa nga zakonet moderne të adoleshentëve të sotëm, duke i bërë dhe analizën secilit prej tyre:
1) Prindërit mbahen larg
Prindërit ankohen se fëmijët e tyre i mbajnë larg, nuk i kanë shumë qejf përkëdhelitë prindërore, sidomos në ambiente publike, pasi në këtë mënyrë evitojnë të duken si të vegjël. Sfida e tyre është të fitojnë lirinë, duke harruar se në momentin që do ta kenë atë, të shoqëruar nga pas do të kenë edhe përgjegjësinë për ta përdorur lirinë. Sipas prindërve, ata vetë nuk kanë kundërshtuar asnjëherë me këto forma kur kanë qenë adoleshentë.
2) Përdorin terma fyes
Termat e përdorur mund t’iu duken shpesh me të drejtë edhe fyese; si p.sh., kur adoleshentët e sotëm u drejtohen prindërve, një pjesë e tyre përdor termat “plaku” dhe “plaka”, kur në fakt mosha është fare e re. Ndërsa fjala më e përdorur është “lali”. Ajo që duhet bërë në të tilla raste është t’iu tregohet qartë fëmijëve se brenda ambientit të shtëpisë familja ka rregulla dhe një ndër to është dhe etika apo “higjiena”. Në grupin shoqëror kjo mund të tolerohet, por në familje jo.
3) Fotot e tyre të shpërndara gjithandej nëpër faqe “Facebook”-u
Ky është një tjetër problem madhor. Vajzat sidomos janë më shumë të prekura nga ky faktor risku. Duke dashur që të jenë më shumë se kurrë në këtë moshë në qendër të vëmendjes, ato bëjnë lloj- lloj fotosh, shpesh edhe provokuese për seksin mashkull. Lidhin miqësira me njerëz krejt të panjohur, duke ndarë me ta edhe opinione apo duke dhënë detaje për jetën private. Këto “miqësira”, nëse mund t’i quajmë të tilla, duhen parë me sy kritik. Jetojmë në kohëra ku njerëzit nuk arrijmë dot t’i njohim dhe ku abuzuesit po rriten me shifra të larta, ndaj nuk mund të tolerojmë të tilla sjellje, të cilat mund të sjellin pasoja shumë të rënda. Prindërit duhet të jenë në kontakt me teknologjinë dhe duhet të kontrollojnë miqësitë dhe fotot e fëmijëve të tyre.
4) Përdorimi i telefonit në orar të mësimit
Ky përbën një tjetër shqetësim. Nëse telefoni shihej si një mjet që e bënte më të thjeshtë për prindërit kontrollin e fëmijëve të tyre, ai tashmë është kthyer në një tjetër fenomen problematik. Ai nuk përbën më një sfidë vetëm për prindërit, por edhe për mësuesit, të cilët në kohën kur janë duke shpjeguar kapin plot nxënës në klasë, të cilët dërgojnë mesazhe, hulumtojnë në internet, shkruajnë statuse në adresën e tyre të “Facebook”-ut etj. Madje ka edhe raste akoma më të rënda, kur e përdorin atë për të kopjuar nëpër provime. Ndaj duhet biseduar me adoleshentët dhe duke iu vënë rregulla mund të evitohen të tilla sjellje. Ndëshkimi nga mësuesit duhet të jetë i madh, ashtu sikurse nga prindërit nëse konstatohen raste të tilla.
5) Marrja e çantës së tualetit me vete në shkollë nga vajzat
Të tilla sjellje shohim gjithandej, vajza që trukohen kur janë duke pirë kafe, kur shkojnë në tualetin e lokalit ose dhe në tavolinë në mes të të gjithë njerëzve, por ato janë prezente edhe në orarin mësimor. Mjafton të ulesh në bankën e fundit, zysha s’e ka mendjen dhe ja ku u bë: nxjerrin çantën e tualetit dhe zbukurohen. Kjo është strategjia që disa përdorin. Nuk bëhet fjalë për të qenë konservatorë apo të prapambetur, por kjo sjellje nuk është e pranueshme dhe as etike as në vendet më moderne dhe më liberale në botë. Ky është një mësim që duhet dhënë qartë nga të dyja palët në bashkëpunim me njëra–tjetrën, shkolla dhe familja.
* Ervisa Lula- Psikologe
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)