Tornadoja e thith komedianin nga dritarja e makinës
Uill Norton ishte bërë i famshëm në YouTube për videot e tij me mjaft humor. Miliona klikime e kishin bërë atë të njohur në mbarë botën. Por, ndërsa kthehej në shtëpi, makina e tij ku udhëtonte me babain, u gjend në mes të një tornadoje të frikshëm. Makina Hummer H3 nisi të dridhej dhe papritur artisti i ri u gëlltit nga fuqia e tornados përmes dritares në çatinë e makinës. Ky ndoshta mund të jetë sezoni më i keq i tornadove në SHBA. Mbi 480 njerëz kanë vdekur dhe sezoni është në gjysmën e tij.