E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Tornadot në SHBA, rritet numri i të vdekurve pasi stuhitë ekstreme shkatërrojnë disa shtete

Të paktën 26 persona janë vrarë pasi një seri tornadosh prekën disa qytete në jug dhe në perëndim të Shteteve të Bashkuara.

Shtëpitë u shkatërruan dhe mijëra mbetën pa energji pasi stuhitë shkaktuan shkatërrime në disa shtete.

Sipas Washington Post, janë regjistruar më shumë se 60 raporte për tornado.

Shtetet duke përfshirë Arkansas, Tennessee, Illinois, Indiana, Alabama dhe Mississippi kanë raportuar për viktima si rezultat i motit.

Guvernatorja Sarah Huckabee Sanders shpalli një gjendje të jashtëzakonshme në shtetin e Arkansas me gardën kombëtare të aktivizuar për të ndihmuar në përpjekjet për shpëtim.

Tornado vdekjeprurëse e Misisipit javën e kaluar shkaktoi 26 viktima. Tornado shënoi një shpejtësi prej 94 km dhe zgjati rreth një orë e 10 minuta një periudhë jashtëzakonisht e gjatë kohore duke dëmtuar rreth 2000 shtëpi.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›