E Diel, 1 Nëntor 2026

Toro: Pronat, ankese ne Strasburg Rozeta Rapushi

Pronaret e ligjshem te tokave kundershtojne procedurat e reja te qeverise per pergatitjen e dosjes, per kthimin dhe kompensimin e pronave. Sekretari i pergjithshem i Shoqates "Pronesi me Drejtesi", Agim Toro, shpjegoi dje per gazeten "Koha Jone" arsyet pse pronaret nuk mund te pajtohen me rregullat e reja te qeverise, per dosjet qe duhet te depozitojne nese duan kthim apo kompensim te pronave te tyre. Nderkohe qe theksoi se menjehere pas hyrjes ne fuqi, shoqata do t'i ankimoje ato ne Gjykaten Kushtetuese dhe nuk perjashton aspak Gjykaten per Drejtat e Njeriut ne Hage, ne rast se drejtesine ne vend sipas tyre nuk e ve Kushtetuesja. "Dokumentacioni i ri i percaktuar nga qeveria ngarkon me shume pronaret ne procesin e kerkimit te kthimit dhe kompensimit te pronave. Pronareve u kerkohen rreth 14 dokumente te reja sipas ketij vendimi nese ata duan te realizojne te drejten e tyre, dokumente te cilat jane shume te veshtira per t'u plotesuar, sidomos pjesa hartografike e cila kerkohet qe te firmoset dhe vuloset dhe gjykata", tha Toro. Por nga ana tjeter, sipas tij, dokumentet e reja qe kerkon qeveria jane edhe te kushtueshme per pronaret dhe ka nga ata te cilet nuk mund te paguajne shtrenjte per te kerkuara vetem te drejten e tyre ne baze te kushtetutes. "Na kerkohen harta te vjetra dhe harta te reja per pronat tona. Po pse nuk i nxjerr vete qeveria hartat qe ka ne institucione dhe t'i veje ne dispozicion", vijoi ankesat Toro. Sipas tij, vete vendosja e nje formulari te ri per tu plotesuar dhe per tu ndjekur nga pronaret do te thote qe procesi duhet te nise nga fillimi. Nderkohe qe Toro kritikoi ne emer te pronareve faktin qe prej muajsh Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, nuk po funksion, nuk merr asnje vendim. "Jane 10 mije dosje te cilat gjenden akoma ne AKKP te mbledhura nga te gjitha qarqet e vendit dhe te cilat presin pergjigje, vendime. Tani ne duhet te plotesojne dokumente te reja per t'i perfshire ne dosje qe jane plotesuar dhe nuk jane perfunduar", kritikoi Toro. Ai e quajti nje tjeter sorollatje per pronaret dhe vonese e cila do te kushtoje serish ne kurriz te tyre ne pritjen e tejzgjatur per t'u kthyer apo kompensuar prona. Sipas Toros, procesi me kete menyre ne dem te pronareve, do te zgjase pafundesisht. Nderkohe qe nuk ka asnje shprese per te nisur kthimi fizik, aq i premtuar per pronaret. Pronaret kerkojne nga qeveria, qe nese vertete kerkoje t'u ktheje fizikisht pronat pronareve, duhet qe te publikoje, listen zyrtare te siperfaqeve te lira ne dispozicion, ne menyre qe edhe ky proces te nise.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›