E Diel, 1 Nëntor 2026

Serwer: Nikoliç nxit kriminelët në veri të Kosovës

Analisti amerikan Daniel Serwer bën përgjegjës serbët radikalë të Kosovë, për situatën e krijuar në veri, të cilët sipas tij mbështeten drejtpërdrejtë nga Beogradi. Serwer ka theksuar gjithashtu se deklaratat e fundit të president të porsazgjedhur serb, Tomislav Nikoliç, i vendosin vulën këtij argumenti.
 

“Fakti që Nikoliç u deklarua kundër heqjes së barrikadave në veri nga trupat e KFOR-it, e bën atë përgjegjës direkt për situatën e krijuar dhe për këtë ai do të japë llogarinë Bruksel”, deklaron Serwer për “Express”.
 

“Nuk ka dyshim në mendjen time se ata që kanë gjuajtur mbi trupat e KFOR-it janë kriminelë dhe KFOR-i duhet t`i arrestojë. Ju siguroj se Angela Merkel nuk do të jetë e gëzuar me faktin se ushtarët gjermanë janë plagosur atje. Kjo do të jetë çështje serioze për Berlinin. Kur Nikoliç thotë ato që ka thënë, atëherë ai e ka bërë veten përgjegjës për ato që kanë ndodhur në veri. Pra, duhet të presim se si do të reagojë Merkel dhe çfarë do t`i thotë Nikoliçit”, ka thënë Serwer.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›