E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jubileu i diamantë, sot manifestimi qëndror

Spektakël varkash në Londër në lumin Thames, në prani të të paktën qindra milionë njerëzish të rreshtuar për të parë nga afër ngjarjen.

Gjithçka ndodh sot, si një nga pikat kryesore të katër ditëve të festimeve për 60 vjetorin në fron të Mbretëreshës Elizabetë II.

Mbretëresha 86-vjeçare pritet të qëndrojë në një anije mbretërore të stolisur me lule. Festimet e jubileut të diamanttë të mbretëreshës filluan të shtunën me mbretëreshën, që ndjeku një garë kuajsh në Derby Epsom.

Festimet zhvillohet, ndërkohë që një sondazh tregoi se 80 për qind e britanikëve mbështesin monarkinë.

Mbretëresha trashëgoi fronin më 6 shkurt të vitit 1952, pas vdekjes së të atit, Mbretit Xhorxhi VI dhe u kurorëzua po atë vit më 2 qershor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›