Torres: Reina duhet të zërë vendin e Kasiljasit
Liverpul - Supertalenti i futbollit spanjoll, Fernando Torres, kërkon që portieri Reina të zëvendësojë Kasiljasin në katërkëndëshin e përfaqësueses spanjolle. Sulmuesi i kampionëve të Evropës e cilëson Reinan si një nga portierët më të mirë të planetit.
Torres tregohet shumë diplomatik, duke thënë se vlerat e Kasiljasit nuk bien aspak, por është koha që t’i krijohet hapësirë edhe Reinas. Fernando Torres aktivizohet së bashku me këtë të fundit tek skuadra e Liverpulit në Premier Ligën angleze.