E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vieri provohet në Los Angeles Galaxy

Mediat italiane shkruajnë për një aventurë të re të sulmuesit italian Christian Vieri, i cili raportohet se është afër për të luajtur me ekipin amerikan LA Galaxy. Ish-lojtari i Atalantas, Interit, Milanit dhe Juventusit, Christian Vieri ka fluturuar për në Los Angeles për të bërë prova me Galaxy, vetëm disa ditë pasi u largua nga Atalanta. Sulmuesi dhe klubi arritën marrëveshje të dyanshme javën e kaluar për t'i dhënë fund marrëveshjes, për shkak të mungesës së paraqitjeve të tij këtë sezon.
Ai tani është i gatshëm të sprovojë veten edhe në ligën amerikane, MLS.
Nëse Vieri arrin kontratë me klubin amerikan, do të jetë edhe klubi i 14-të në karrierën e italianit, që daton nga viti 1989. Ai ishte edhe pjesë e Lazios, Fiorentinës, Torinos dhe Monacos.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›