Tifozët dëshirojnë largimin e Ranierit nga Juventusi
Torino - Pjesa dërrmuese e tifozëve të Juventusit dëshiron largimin e trajnerit Klaudio Ranieri në fund të këtij sezoni. Këtë konkluzion e nxjerr gazeta “Tuttosport” pas nja sondazhi të zhvilluar me tifozët e “Zonjës së Vjetër”.
82 për qind e 50 000 të anketuarve mendojnë se Ranieri duhet të largohet, dhe vetëm 18 për qind e tyre dëshirojnë që bashkëpunimi me trajnerin aktual të vazhdojë edhe sezonin e ardhshëm.
Qëndrimi negativ i tifozëve juventinë ndaj Ranierit vjen pas barazimit të fundit 3-3 që arriti skuadra e tyre këtë fundjavë me Kievon. Një tjetër arsye për largimin e teknikut është edhe eliminimi nga Liga e Kampioneve.