E Shtunë, 31 Tetor 2026

Torres, drejt Barcelonës

Fernando Torres mund të bëhet lojtar i ri i Barcelonës. Sulmuesi spanjoll mund të transferohet në klubin katalunas, për ta zëvendësuar të lënduarin David Villa. Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja spanjolle, Mundo Deportivo.

Sipas saj, ish futbollisti i Liverpoolit do të rikthehej në Spanjë, ndërsa Chelsea në këmbim do t’i merrte tre talentë të Barcelonës: Sergi Roberto, Isaac Cuenca dhe Martin Montoya.

Klubet janë në bisedime tashmë rreth mesfushorit Oriol Romeu, ndërsa menaxheri i Chelseas, Andre Villas Boas ka kërkuar shkëmbimin e lartpërmendur.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›