E Shtunë, 31 Tetor 2026

Armand Duka i vë syrin Italisë dhe Francës për një miqësore

Nga ANDI MATRAXHIU

Sipas kreut të FSHF-së, kanë nisur negociatat me drejtuesit e dy kombëtareve të mëdha të futbollit

Kreu i FSHF-së Armand Duka është rrëfyer në një intervistë të televizionit Ora News, duke shprehur të gjitha prapaskenat e negociatave me kandidatët për stolin kuqezi. Ndërkohë që tashmë presidenti i FSHF-së i jep besimin maksimal De Biazit, trajnerit të ri të Shqipërisë, ndërkohë që Hasin dhe Karbonen i quan një bast, për vetë eksperiencën e vogël që kanë në botën e trajningut.

Problemet e tjera të prekura nga numri një i federatës kanë qenë ndeshjet miqësore, ku përmenden dy emra big si Franca dhe Italia. Por çfarë kërkohet nga trajneri De Biazi? Disiplinë, presidenti Armand Duka kërkon rregull ku asnjë futbollistë të mos ta ketë vendin e sigurtë, pasi në këtë mënyrë do të rritet edhe motivimi i skuadrës dhe lojtarëve.

Besnik Hasi

Kemi pasur kontakte me trajnerin Besnik Hasi që pas ndeshjes ndaj Luksemburgut, duke e respektuar si ish-kapiten dhe për karakterin e tij të fortë. Menduam një trajner shqiptar për faktin se mund të ishte më motivues për të arritur rezultatin. Ja kam propozuar postin e trajenerit të kombëtares Besnikut, pothuajse kemi rënë dakord.

Madje mund të them se deri në moment e fundit ishim pran akordit, ku edhe Redi Jupi, drejtori i ekipeve kombëtare, përpara ndeshjeve miqësore ka nisur kontaktet për mënyrën e grumbullimit të ekipit. Por jam surprizuar pas takimit që Hasi pati me drejtuesit e Anderlehtit, sepse kjo pistë ra.

Xhani De Biazi

Bast smund të quhet De Biazi. Bast mund quheshin Karbone dhe Hasi , të cilët kanë një eksperiencë të vogël, por që mund të bënin shumë në drejtimin e kombëtares shqiptare. Pra do të quhej bast nëse do të arrinim me këta trajner rezultate pozitive. Siç ishte një bast edhe zgjedhja e Barcelonës për Guardiolën. Ndërkohë që De Biazi ishte një zgjedhje e eksperiencës. Ai tani do të ketë në dispozicion shumë alternativa, ku asnjëri sdo ta ketë vendin të sigurtë.

Pasi duke pasur vendin e sigurtë lojtarët nuk kanë rendimentin maksimal. Duke ndjekur këtë stradegji edhe lojtarët do të motivohen më shumë, edhe pse jo të gjithë lojtarët tanë kur luajnë titullar lëshojnë. Na duhet edhe më tepër disiplinë, sepse e kemi ndofta edhe pak gjenetike nevojën për një kontroll disiplinor më të fortë. Besoj se De Biazi do tja jap skuadrës këtë që ne kërkojmë.

Miqësore luksi

Aktualisht kemi nisur bisedimet me disa skuadra për ndeshje miqësore. Nuk e di nëse do të arrijmë të luajmë apo jo. Por dy nga ekipet që aktualisht po kontaktojmë janë Franca dhe Italia.

Stadiumi i ri

Ne jemi të gatshëm që ato 10 mln euro që do të japim nga ky projekt, tia japim cilido që do të ndërtojë këtë stadium. E rëndësishme që Shqipëria të ketë një stadium të ri. Nëse qeveria e merr përsipër ndërtim vetë, atëherë le ta menaxhojë. Stadiumit ne jemi gati ti dhurojmë ato 10 mln euro vetëm që gjërat të marrin rrugë.

Dhuna në stadiume

Është një kompleks ndofta më i gjërë, nuk është vetëm goditja e një gjyqtari, është një problem i gjithë shoqërisë shqiptare. Nuk mendoj se kjo dhunë vjen si pasojë e qendrimeve tolerante të Komisionit të Disiplinës, pasi nuk më rezulton kështu.

Trukimet në Shqipëri

Dyshimet për trukime janë gjëra evidente në të gjithë botën. Por hiperbolizimet nuk e ndihmojnë futbollin. Ne kemi ngritur grupe hetimi sipas mundësive tona, për ato ndeshje që dyshoheshin në Shqipëri dhe nga konkluzionet tona skemi arritur të konstatojmë trukime konrekte.

Datat e Kupës së Shqipërisë

 

Grupia A

28.01.2012

Kastrioti Kamza

Bylis-Tirana

03.02.2012

Tirana-Kastrioti

Kamza-Bylis

15.05.2012

Kamza-Tirana

Kastrioti-Bylis

22.02.2012

Tirana-Kamza

Bylis-Kastrioti

07.03.2012

Kamza-Kastrioti

Tirana-Bylis

20.03.2012

Kastrioti-Tirana

Bylis-Kamza

 

 

Grupi B

28.01.2012

Vllaznia-Laçi

Skënderbeu-Flamurtari

03.02.2012

Flamurtari-Vllaznia

Laçi-Skënderbeu

15.02.2012

Laçi-Flamurtari

Vllaznia-Skënderbeu

22.02.2012

Flamurtari-Laçi

Skënderbeu-Vllaznia

07.03.2012

Laci-Vllaznia

Flamurtari-Skenderbeu

20.03.2012

Vllaznia-Flamurtari

Skënderbeu-Laçi

Turi gjysëm-final

04.04.2012

18.04.2012

 

Finalja

17.05.2012

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›