E Diel, 1 Nëntor 2026

Torres i impresionuar nga stadiumi “San Siro” i Milanos

Liverpul - Fernando Torres shpreh kënaqësinë e tij të madhe që luan në skuadrën e Liverpulit me një nga lojtarët më të mëdhenj të globit, Stiven Xherardin, por në kujtesë i vjen një moment tjetër. Spanjolli shprehet për mikrofonët e SKY: “Jam me shumë fat që luaj në një skuadër me Xherardin, dhe do të doja të luaja gjithë jetën me të”.

Futbollisti sjell në kujtesë momentet e tij përpara se të kalonte tek skuadra e Liverpulit në Angli, kur për të përflitej për një interesim të skuadrës së Milanit.

Kampioni i Europës për këtë moment thotë: “Nuk e dija që skuadra e Milanit interesohej për mua. Ata kanë folur gjithmonë me klubin, dhe asnjëherë me mua. Atletiko nuk më pati komunikuar asnjëherë për tratativat që kishte me skuadrën e Milanit. Migjithatë, është një gjë e mrekullueshme që një klub i madh botëror interesohet për ty ”.

El Nino kujton herën e vetme kur ka luajtur në stadiumin “San Siro”, në një ndeshje të vlefshme për Ligën e Kampioneve me skuadrën e Interit, ku ka shënuar dhe një gol.

“Ishte impresionuese. Nuk kisha luajtur ndonjëherë në këtë stadium, dhe të tjerë më përpara më kishin thënë që është diçka krejt ndryshe. Ishte një tunel i gjatë përpara se të dilje në fushë, dhe aty e kuptova që ishte një gjë e jashtëzakonshme. Atë atmosferë të ‘San Siros’ e ndjej akoma të freskët”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›